Ardi VELIU mbledhje me dyer të mbyllura në Gjirokastër: Sekuestroni pasuritë e aktiviteteve kriminale

Publikuar tek: aktualitet, më 13:05 10-10-2019 Ardi VELIU mbledhje me dyer të mbyllura në Gjirokastër: Sekuestroni pasuritë e aktiviteteve kriminale Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi mbledhje urgjente në Gjirokastër

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka zhvilluar një takim me drejtuesit dhe efektivët e Policisë së Gjirokastrës.

Kreu i policisë shqiptare u bëri thirrje uniformave blu të Gjirokastrës të veprojnë me dorë të hekurt ndaj aktivitetit kriminal të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Në takimin e zhvilluar pa praninë e mediave, Veliu kërkoi të sekuestrohen pasuritë e paligjshme të krijuara nga aktivitet e paligjshme.

“Sekuestroni pasuritë e ardhura nga aktiviteti kriminal’’, u bëri me dije Ardi Veliu efektivëve të rendit të qarkut të Gjirokastrës.

Në këtë takim ishte prezent dhe Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike Gjovalin Loka. Ditë më parë Ardi Veliu zhvilloi një takim me uniformat blu të Elbasanit, ku kërkoi me insistim të veprohet ashpër ndaj grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë qytet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15352916717529
array(1) { ["section"]=> string(107) "ardi-veliu-mbledhje-me-dyer-te-mbyllura-ne-gjirokaster-sekuestroni-pasurite-e-aktiviteteve-kriminale-181498" }