Ardi Veliu shkëmben shefat e komisariateve në disa qarqe të rëndësishme në vend (EMRAT-NDRYSHIMET)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:24 25-02-2020 Ardi Veliu shkëmben shefat e komisariateve në disa qarqe të rëndësishme në vend (EMRAT-NDRYSHIMET)

Ardi Veliu bën lëvizje të reja në disa prej komisariateve më të rëndësishme në vend.

Drejtori i policisë së shtetit ka ndryshuar shefat e komisariateve të Durrësit, Elbasanit, Vlorës dhe Shijakut.

Olti Zeqo i komisariatit të Vlorës do të zëvendësohet nga Edmond Pjetri, ndërsa në Elbasan emërohet shef komisariati Ermal Lila.  

Emiliano Pashai i Elbasant zhvendoset në Shijak duke zëvendësuar Arben Alikon.

Arben Aliko tanimë emërohet shef Sektori ne Drejtorinë e Policisë Durrës.

Kjo është lëvizja e rradhës pas ndryshimit të shefave të komisariateve në Tropojë, Lezhë dhe Kukës.

Shefi i komisariatit të Tropojës Nik Nikolla është vendosur në Lezhë ndërsa ai i Lezhës Agron Kurti ka shkuar në Kukës, në vend të Arben Kalajës.

Ndërkaq shefi i komisariatit të Kukësit Arben Kalaja shkon në drejtorinë e përgjithshme të policisë, kurse në në krye të komisariatit të Tropojës do të jetë Arian Dumi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087778568267822
array(1) { ["section"]=> string(103) "ardi-veliu-shkemben-shefat-e-komisariateve-ne-disa-qarqe-te-rendesishme-ne-vend-emrat-ndryshimet-196399" }