Ardi Veliu zbarkon në Shkodër, kontroll për vitin 2019: Njollë e zezë për kontrabandën, angazhim maksimal për krimet ndaj pronës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:31 25-01-2020 Ardi Veliu zbarkon në Shkodër, kontroll për vitin 2019: Njollë e zezë për kontrabandën, angazhim maksimal për krimet ndaj pronës

Drejtori i përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Ardi Veliu, drejtuesi i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka kanë shkuar në qytetin e Shkodrës për analizën e vitit 2019.

Mësohet se gjatë analizës për vitin që sapo lamë pas, Veliu është shprehur se Shkodra është një njollë e zezë sa i takon kontrabandës.

Ai ka theksuar se prioritet në vitin 2020 do të jetë lufta kundër krimit të organizuar. Ndërsa ka shtuar se do t'i jepet angazhim maksimal edhe për krimet kundër pronës

Ndërkohë Gjovalin Loka ka deklaruar se kontrolli i territorit është në nivele tepër të ulëta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010657787322998
array(1) { ["section"]=> string(132) "ardi-veliu-zbarkon-ne-shkoder-kontroll-per-vitin-2019-njolle-e-zeze-per-kontrabanden-angazhim-maksimal-per-krimet-ndaj-prones-193083" }