Ardian Ndrenca nxjerr DOKUMENTIN e Sigurimit: Auron Tare i ka vjedhur një shoku 100 lekë, solli në shkollë fotografi pornografike

Publikuar tek: aktualitet, më 14:45 16-07-2020 Ardian Ndrenca nxjerr DOKUMENTIN e Sigurimit: Auron Tare i ka vjedhur një shoku 100 lekë, solli në shkollë fotografi pornografike Ndreca-Tare

Profesor Ardian Ndreca i ka hyrë 'vënçe' debatit me studiuesin Auron Tare pas publikimit të shkrimit nga ky i fundit mbi Ernest Koliqin dhe Martin Camajn duke i etiketuar si pjesë e agjenturave të huaja.

Si kundërpërgjigje, Ndreca ka publikuar një pjesë të një dokumenti të Sigurimit për Taren.

Në të shkruhet:

“Auron Isa Tare, nxënës në shkollën “Skëndërbej” Dega e SIg.Garnizonit me shkresën Nr.221 datë 20.5.1986 nuk është dakort, pasi gjatë kohës në shkollë ka manifestuar çfaqje të huaja, ndjek modën e huaj.

Në vitin 1985 i ka vjedhur një shoku të tij 100 lekë. Në muajin prill 1986 Auroni ka sjellë në shkollë një revistë angleze me fotografi pornografike. Auroni është njeri që mund të bëjë çdo veprim negativ”.

108003836_286526656031680_7726900226312619648_n.jpg

I gjithë ky dokument, është si një mesazh i drejtpërdrejtë për Taren i cili gjithashtu duhet të marrë me rezerva dokumentet që gjen e publikon vërdallë.

“Vlera e atyne dokumenteve duhet relativizue tue u nisë prej besueshmënisë, inteligjencës dhe etikës së institucionit që i ka prodhue. Kjo që them do t’i vinte për mbarë edhe vetë Tares, pse edhe ai ka qenë subjekt gjykimesh i asaj haleje. Por, sot, Martin Camaj nuk asht mes nesh për me u mbrojtë për atë firmën e hjedhun para oficer Kapisyzit, kurse Tarja mundet me spjegue dhe me u mbrojtë.

Po të mos ishte për atë krahun me të cilin u rreshtuen pa ngurrue si Koliqi si Camaj, Tarja vetë sot do të ishte tue i ba fresk ndonji kundërajrori të ndryshkun tue pritë me veshë ngrehë tartarët si ai personazhi i Dino Buzzatit.

Tarja s’mund ta dijnë, pse as skuthët që ia kalojnë kontrabandë dokumentet s’e dijnë për vete, se koloneli i UDB-ës Čedo Mijović kërcënonte të gjithë ata që tregonin kokëfortësi se mbrenda 24 orësh do të dorëzoheshin në Han të Hotit dhe koloneli malazez ishte njeri që e mbante fjalën dhe madje e fliste shqipen rrjedhshëm. Disa bashkëpunonin pse donin me dalë sa ma parë në Perëndim, të tjerë se urrenin regjimin e Tiranës e të tjerë pse ishin të lidhun historikisht me Jugosllavinë. Janë kategori të ndryshme që s’i lidh asgja, përveç fatit që ishin në duert e Čedo Mijović apo të majorit Kaplar Ljubović”, shkruan ndër të tjera Ardian Ndreca.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096950531005859
array(1) { ["section"]=> string(134) "ardian-ndrenca-nxjerr-dokumentin-e-sigurimit-auron-tare-i-ka-vjedhur-nje-shoku-100-leke-solli-ne-shkolle-fotografi-pornografike-214011" }