Moderatori Ardit Gjebrea gjithmonë ka treguar se e adhuron artin italian dhe se i ndjek një pjesë të mirë të emisoneve.
Një ndër to është edhe festivali ‘Sanremo’, por duket se në këtë sezon, moderatori ka disa kritika.
Arditi ka publikuar disa foto të shkëputura nga spektakli i mbrëmjes së kaluar, ndërkohë që tregon disa raste kur këngëtarët kanë stonuar.
Gjithashtu moderatori shprehet se në Sanremo nuk mund të lejohet asnjë firo, ndërkohë që vë në dukje se nuk i pëlqen ndriçimi dhe fotografia.
‘Dhe mos më thoni sa stonojnë këngëtarët tanë. Hajde ‘Sanremo’, ka shkruar Gjebrea krahas fotos të një prej këngëtareve