Ardjan Takaj lëshon 'bombën': Skënderbeu nuk u dënua nga UEFA, ishin persona të veçantë që e bënë këtë

Publikuar tek: sport, më 16:24 20-07-2019 Ardjan Takaj lëshon 'bombën': Skënderbeu nuk u dënua nga UEFA, ishin persona të veçantë që e bënë këtë Ardjan Takaj, presidenti i Skënderbeut

Ardjan Takaj, presidenti i Skënderbeut, në konferencën për mediat ditën e sotme është shprehur ndër të tjera, se Skënderbeu nuk është dënuar nga institucioni i UEFA-s, por nga persona të veçantë.

“Kërcënime nga Skënderbeu? Kjo është e kërcënuar nga njerëzit që e kanë bërë këtë. Në momentet që ishim në negociata me UEFA, vjen një kërcënim që doli edhe në deklaratë për mediat nga presidenti i UEFA-s. Mund të më thoni një rast të vetëm kur ju jeni ndier të kërcënuar? NJë pjesëtar i Skënderbeut t’u ketë folur me tone të larta? Më thoni një rast kur një arbitër shqiptar është ofenduar. Unë përfaqësoj një qytet me kulturë, që ju e dini që nga klubi i Skënderbeut nuk mund të egzistojë kërcënimi. Kjo u përdor për ne. Të gjithë e dinë se çfarë nami kemi ne në Europë, si na trajntojnë. Ne jemi shqiptarë. Sport radari është një biznes që përfiton milionë nga UEFA. Më tregoni një rast kur është dënuar një klub futbolli. Ata bëjnë 32 mijë monitorime në vit ku 16 mijë i klasifikojnë si të dyshuara, 2 mijë janë në vizën e kuqe. Në 15 vjet janë 15 mijë dosje. Na lind e drejta ne të hedhim në gjyq sport radarin? Ne jemi të pafuqishëm përballë UEFA-s. Ne nuk jemi dënuar nga UEFA si institucion, por nga persona të veçantë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21357297897339
array(1) { ["section"]=> string(105) "ardjan-takaj-leshon-bomben-skenderbeu-nuk-u-denua-nga-uefa-ishin-persona-te-vecante-qe-e-bene-kete-172792" }