Ardjan Takajt nuk 'i del inati' me UEFA-n, ironizon me rezultatin e Bayern-Barcelona: U alarmuan se u mund Skëndërbeu 5-1, po kjo e sotmja si do quhet

Publikuar tek: sport, më 23:07 14-08-2020 Ardjan Takajt nuk 'i del inati' me UEFA-n, ironizon me rezultatin e Bayern-Barcelona: U alarmuan se u mund Skëndërbeu 5-1, po kjo e sotmja si do quhet Fotomontazh: Ndeshja Sporting-Skenderbeu dhe ndeshja Bayern-Barcelona

Me rezultat të papritur përfundoi ndeshja e Champions League mes Bayern Munich dhe Barcelonës, me gjermanët që fituan me rezultatin tenistik 8-2.

Shumë ndjekës të futbollit e kanë komentuar këtë rezultat, ndërsa bie në sy ironia e presidentit të klubit të futbollit "Skënderbeu", Ardjan Takaj, i cili e lidh këtë rezultat me dënimin e klubit të tij nga UEFA.

Vetëm pak ditë më parë "Skënderbeu" humbi gjyqin edhe në Gjykatën Federale, e cila la në fuqi vendimin e UEFA-s për dënimin e klubit korçar me 10 vite mospjesëmarrje në kompeticionet europiane dhe 1 milionë euro gjobë.

Takaj shkruan se kur "Skënderbeu" humbi me rezultatin 5-1 ndaj Sportingut të Lisbonës UEFA u alarmua, por të shohim se si do e quajnë ndeshjen e sotme.

"Hahaha u alarmua uefa se u mund Skenderbeu me Sportingun 5-1 ne me 10 lojtar po kjo e sotmja si do quhet", shkruan Takaj.

Duket se presidentit Takaj nuk i ka dalë ende inati për atë dënim që UEFA i dha Skënderbeut, që për hir të së vërtetës ishte shumë i ekzagjeruar, pasi klubi korçar u bë "shembull" për ekipet e tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011085033416748
array(1) { ["section"]=> string(152) "ardjan-takajt-nuk-i-del-inati-me-uefa-n-ironizon-me-rezultatin-e-bayern-barcelona-u-alarmuan-se-u-mund-skenderbeu-5-1-po-kjo-e-sotmja-si-do-quhet-217173" }