‘Arena Kombëtare’ drejt fundit, akuzon ish-kryeministri Berisha: Qendra Tregtare Rama (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 13:15 14-09-2019 ‘Arena Kombëtare’ drejt fundit, akuzon ish-kryeministri Berisha: Qendra Tregtare Rama (FOTO) Pamje nga punimet në ''Arenën Kombëtare''

Ndërkohë që “Arena Kombëtare” po vjen në fazën e fundit të punimeve, disa pamje të publikuara pak ditë më parë nga FSHF-ja, kanë bërë që në rrjetet sociale të ketë reagime të shumta përsa i përket një tribune të këtij impianti.

I radhës reagim ka ardhur nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në Facebook ka publikuar një status nga një qytetar dixhital, duke thënë se stadiumi nuk i është përmbajtur projektit të publikuar në fillim, por ka ndryshuar gjatë kohës.

Stadusi origjinal i Sali Berishës:

Arena Kombetare gjymtohet nga Qendra Tregtare e Klanit Rama !

Kjo qender ha njeren tribune te Stadiumit dhe nje pjese te fushes!

Lexoni akuzat e renda dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z Berisha per ju shkruaj per te denoncuar gjymtimin e Arenes Kombetare per llogari te klanit Rama.Perveç kulles 27 kateshe qe keni denoncuar edhe ju dhe qe te gjithe e flasin si kulle te klanit Rama,ne menyre po thusj te fshehte del se 1/3 e Arenes Kombetare e ka marre Qendra tregtare e cila thuhet se eshte e tera prone e klanit Ram.Per shkak te ndertimit te saja Arena nuk do perdoret per gara atletike sepse eshte zvogluar fusha perveç kesaj Qendra e Klanit Rama ka zhdukur njeren tribune te Arenes Jombetare . Stadium skandaloz.

Rendesi ka qe qendra e tij te dilte mire po stadiumi gjysmak si perhere. Dhe table Rama na mburret me Qendren tragtare familjare . E mbante te fshehte ne videot tridimensionale Por tani dalin pamjet qe tregojne se ja cfare stadiumi ka bere. Me mire te quhet Qendra Tregtare Rama dhe fushe stervitje kombetares sepse ne fakt keshtu e kane katandisur,me respekt.

stadiumi.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019668102264404
array(1) { ["section"]=> string(93) "arena-kombetare-drejt-fundit-akuzon-ish-kryeministri-berisha-qendra-tregtare-rama-foto-178410" }