‘’Arena Kombëtare’’ drejt kompletimit, RAMA nuk përmbahet: S’ka të dytë si ky në rajon, prisni dhe pak (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 14:18 16-08-2019 ‘’Arena Kombëtare’’ drejt kompletimit, RAMA nuk përmbahet: S’ka të dytë si ky në rajon, prisni dhe pak (FOTO) Pamjet të tribunës kryesore të ''Arenës Kombëtare''

Kryeministri Rama postoi pamjet e punimeve në ‘’Arenën Kombëtare’’ në profilin e tij në ‘’Facebook’’.

Nga fotot shihet se ka përfunduar vendosja e stolave, instalimi i pajisjeve në banja, mbulimi i pjesës së brendshme të çatisë etj.

Rama e konsideroi këtë stadiumin si ‘’më të bukurin në Ballkan dhe ndër më tërheqësit në Europë’’.


''EDHE PAK

Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës.

(Po jo vetëm kaq, po ju kam thënë që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja.

Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat.

(Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama''.

banja.jpg

fusha.jpg


cati.jpg

arena kombetare.jpg

stadium.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024600982666016
array(1) { ["section"]=> string(107) "arena-kombetare-drejt-kompletimit-rama-nuk-permbahet-s-ka-te-dyte-si-ky-ne-rajon-prisni-dhe-pak-foto-175515" }