‘Arena Kombëtare’ hap për herë të parë dyert, spektakël në stadiumin e ri (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 20:37 10-11-2019 ‘Arena Kombëtare’ hap për herë të parë dyert, spektakël në stadiumin e ri (FOTO-VIDEO) Pamje nga 'Arena Kombetare'

Në orën 19:00, stadiumi ‘Arena Kombëtare’, ka hapur dyert për herë të parë në një ndeshje kampionati për femra, Vllaznia-Apolonia e vlefshme për kampionatin e femrave.

Një ndeshje që luhet në stadiumin e ri për të provuar nëse ky impiant është gati për të pritur Francën në datën 17 nëntor ose jo.

Një provë gjenerale për stadiumin e ri pasi të pranishëm në stadium janë edhe zyrtarë të UEFA-s që pas sfidës do të vendosin nëse ‘Arena Kombëtare’, është gati apo jo.

Në stadium nuk mungojnë as tifozët që janë të shumtë në numër dhe të gjithë kurioz për të parë impiantin e ri në kryeqytet duke parë që hyrja ka qenë e lirë, ndërsa nuk mungojnë as tifo-grupi më i ri ‘Power 12’, në mbështetje të Vllaznisë së femrave.

ssssssssssssssssssssssss.jpg

eeeeeeeeeeeeeeeee.jpg

gggggggggggggg.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075259208679199
array(1) { ["section"]=> string(88) "arena-kombetare-hap-per-here-te-pare-dyert-spektakel-ne-stadiumin-e-ri-foto-video-185412" }