Arestohen në Muriqan dy djemtë e Azem Hajdarit, dhunuan një person

Publikuar tek: barometri, më 08:19 05-01-2018 Arestohen në Muriqan dy djemtë e Azem Hajdarit, dhunuan një person

Dy djemtë e Azem Hajdarit janë vënë në pranga nga policia e kufitare.

Shkak për arrestimin e tyre është bërë fakti se të dy vëllezërit Kirjaldi dhe Azemi kanë dhunuar një person.

Arrestimi i tyre është bërë në pikën kufitare të Muriqanit.

Ata akuzohen se kanë dhunuar një person të identifikuar me emrin Mikel Margjeka. 

 Vëllezërit akuzohen nga policia për “plagosje e lehtë me dashje” për motive të dobëta. 

Konflikti mes dy vëllezërve dhe Mikel Margjekës ka ndodhur që në datë 27 dhjetor në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë, ku ata e kanë dhunuar të riun me sende të forta.

Më pas ky i fundit ka bërë denoncim në polici dhe vëllezërit Hajdari janë arrestuar në kufi gjatë kohës kur po tentonin të dilnin jashtë vendit më 2 janar. Më pas, ata janë liruar me urdhër të prokurorisë për tu hetuar në gjendje të lirë. 


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035491943359375
array(1) { ["section"]=> string(72) "arestohen-ne-muriqan-dy-djemte-e-azem-hajdarit-dhunuan-nje-person-105471" }