Një 18 vjeçar me banim në Fier është arrestuar nga policia e Vlorës pasi është kapur në flagrancë duke shpenzuar para falso në një beach bar në Vlorë.
18 vjeçari Orhan Zeqo është kallëzuar nga një shtetas me inicialet D.D, pasi në lokalin “Summer Depo”, në zonën e “Ujit të Ftohtë” ka shpenzuar dy kartmonedha 50 euro të falsifikuara. Mbi të rëndon akuza e falsifikimit të monedhave ndërsa policia ka sekuestruar dy kartmonedhat.