Argjentinë, 128-vjeçari: Unë jam Adolf Hitleri (Foto)

Publikuar tek: bota, më 15:41 21-06-2017 Argjentinë, 128-vjeçari: Unë jam Adolf Hitleri (Foto)

Një 128 vjeçar nga Argjentina pretendon se është diktatori famëkeq Adolf Hitler që ka kaluar plot 70 vjet i fshehur.

Në një intervistë për gazetën ultra-konservative El Patriota, emigranti gjerman i natyralizuar shpjegon se arriti në Argjentinë në vitin 1945 me një pasaportë që e identifikonte atë si Herman Guntherberg.

Ai pretendon se pasaporta u falsifikua nga Gestapo në përfundim të luftës dhe se në të vërtetë është ish-lideri nazist Adolf Hitler.

I moshuari thotë se vendosi të dalë nga fshehja pasi shërbimi sekret izraelit Mossad braktisën zyrtarisht politikën e tyre për ndjekjen e kriminelëve nazistë të luftës rreth një vit më parë.

“Jam fajësuar për më shumë krime nga ç’kam bërë. Prandaj vendosa të qëndroj i fshehur. Dhe meqënëse kam qëndruar për kaq kohë i fshehur, mendoj se e kam shlyer dënimin tim”, thotë ai, transmeton newsbomb.al.

128 vjeçari thotë se ka në plan të shkruajë një autobiografi për të korrigjuar imazhin negativ.

yui57i57i57i.jpg

Por personi i parë që ka refuzuar të besojë versionin e të moshuarit është vetë gruaja e tij.

Ajo thotë se Gunterberg është vetëm një plak i moshuar që po i ikën mendja. /Newsbomb.al

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02315616607666
array(1) { ["section"]=> string(55) "argjentine-128-vjecari-une-jam-adolf-hitleri-foto-83314" }