Argjentinë, përplasen dy helikopterë, vdesin 10 sportistë francezë të një reality show

Publikuar tek: bota, më 11:10 10-03-2015 Argjentinë, përplasen dy helikopterë, vdesin 10 sportistë francezë të një reality show Në foto: (Nga e majta): Camille Muffat, Alexis Vastine dhe Florence Arthaud

Buenos Aires – Dy helikopterë që kishin në bord protagonistët e një trupe të reality shoë televiziv francez janë përplasur në Argjentinë, në një lokalitet të provincës La Rioja. 10 viktima, dy pilotët argjentinas dhe tetë francezë, konkurrentë dhe personel logjistik i emisionit Dropped që transmetohet në TF1 në të cilën marrin pjesë shumë VIP-a sportivë. Ndërmjet viktimave edhe Florence Arthaud 57 vjeç, Camille Muffat 25 vjeçe notare dhe boksieri Alexis Vastine 28 vjeç. 

Lundërtarja Florence Arthaud ishte e njohur “e lidhur me Atlantikun”. Ishte gruaja e parë që kaloi “Route de Rum” në vitin 1978, një garë transatlantike, kur ishte vetëm 20 vjeç. Doli e dyta në kategorinë e saj dhe e 11 në atë të përgjithshme. Camille Muffat kishte fituar tre medialje në Olimpiadën e Londres në 2012: medalje ari në 400 metra stil i lirë, argjendi në 200 metra stil i lirë dhe bronxin në stafetë 4x200. Ndërmjet titujve të saj janë edhe katër bronzi në kampionatet botërore, në 2013 në Barcelonë, dhe në 2011 në Shangai. Alexis Vastine ishte i peshave të lehta dhe kishte fituar medalje bronzi në Olimpiadën e 2008 në Pekin.

Ka ende shumë të panjohura për shkakun e aksidentit. Kushtet meteorologjike ishin shumë të mira. Oficeri i sigurisë së La Rioja, Cesar Angulo tha se një nga helikopterët ishte i qeverisjes vendore dhe tjetri i provincës ngjitur të Santiago del Estero.

Në këtë shoë kishte edhe personazhe të tjerë të botës së sportit: notary Alain Bernard, futbollisti Sylvain Wiltord, çiklistja Jeannie Longo, Anne Flore Marxer skiatore, patinatori Philippe Candeloro. Reality Shoë filloi në fund të shkurtit në Ushuaia dhe do të transmetohej në verë. Parashikonte që protagonistët të “braktiseshin” në natyrën argjentinase dhe duhet të demonstronin që mund tia dilnin.

“Zhdukja e bashkëatdhetarëve tanë është një trishtim i madh” komentoi presidenti francez Francois Hollande. Ndjenja që përfshijnë të gjithë vendin, sikurse shkruan në Twitter kryeministri Manuel Valls.

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012850046157837
array(1) { ["section"]=> string(89) "argjentine-perplasen-dy-helikoptere-vdesin-10-sportiste-franceze-te-nje-reality-show-5419" }