“Ari i bardhë”, si femrat australiane fitojnë mbi 500 dollarë në ditë duke shitur qumështin e gjirit

Publikuar tek: bota, më 20:00 19-01-2021 “Ari i bardhë”, si femrat australiane fitojnë mbi 500 dollarë në ditë duke shitur qumështin e gjirit Qumshti i gjirit

Gratë australiane kanë gjetur një mënyrë shumë fitimprurëse për të rritur të ardhurat e tyre, pasi janë duke fituar më shumë se 500 dollarë në ditë duke shitur qumështin e gjirit.

Kryesisht personat që e blejnë qumështin e gjirit, që tashmë njihet edhe si “ari i bardhë”, janë pacientët e sëmurë me kancer, atletët apo personat që duan të ushqehen shëndetshëm.

Një nga “shitëset” tha për Daily Mail Ausralia se ua shet qumështin pacientëve të sëmurë me kancer dhe nuk merr më shumë se 30 dollarë për litër, ndërkohë që atletët paguajnë më shumë, pasi e blejnë me 220 dollarë për litër.

Qumështi i gjirit shitet në mënyrë të fshehtë nëpër grupe në rrjete sociale, ndërsa këtë metodë e përdorin shumica e nënave të reja nga e gjithë Australia.

“Disa femra mund të shtrydhin gjirin me pompë, siç ndodh rëndomë, për gjysmë ore dhe nxjerrin vetëm 35 mililitra, por ka edhe të tjera që e shtrydhin gjirin për një orë dhe nxjerrin 1200 mili litra, siç më ndodh mua.

Përgjithësisht këshillohet që të pimë sa më shumë ujë dhe të konsumojmë bajame, për të prodhuar qumësht të mirë”, tregon gruaja nga Melbourne.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Melania Trump mesazh emocionues për popullin amerikan: Donaldi dhe unë përfundojmë kohën tonë në Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)
Joe Biden i befason të gjithë, i beson postin e rëndësishëm transgjinores »
Article Logic
Execution time: 0.012127876281738
array(1) { ["section"]=> string(104) "ari-i-bardhe-si-femrat-australiane-fitojne-mbi-500-dollare-ne-dite-duke-shitur-qumeshtin-e-gjirit-235631" }