ARI I ZI/ Vjedhja e ARMO-s në emër të shtetit, ja si kanë gënjyer firmat…Pse asnjë strukturë nuk nis hetime

Publikuar tek: aktualitet, më 09:00 24-01-2017 ARI I ZI/ Vjedhja e ARMO-s në emër të shtetit, ja si kanë gënjyer firmat…Pse asnjë strukturë nuk nis hetime Punetoret e Rafinerise se Fierit dhe Policia diten e djeshme (Foto: Lori RROSHI)

Historia e ARMO-s është një histori vjedhjeje nën hundën e shtetit. Në vitin 2008 ARMO u privatizua. Pronën e mori biznesmeni tashmë në kërkim Rezart Taci. E pasi ky i fundit nuk “qullosi” gjë, e shiti kompaninë ARMO te një shoqëri nga Azerbajxhani që mbajti të njëjtën sigël. Këta të fundit mbajtën përfaqësinë e Fierit dhe një tjetër në Ballsh me përfaqësuesin nga Irani Ali Hirassuliha. Në tetor 2013, azerbajxhanasit ia kaluan kompaninë me një kontratë qiraje firmës TPD në tetor 2013. Kjo e fundit, dje deklaroi se Armo u përkiste bankave, për shkak të kredive të këqija.

Pasuria më e madhe shtetërore e nëntokës duket se është pa zot. Ose ndonjë burokrat shtetar i korruptuar, për shkak të fitimeve personale, e lejon këtë situatë. E cila shpërtheu dje, kur Agim Myrdini, u ngjit në majë të oxhakut, në një veprim ekstrem për jetën e tij.

Edhe pse TPD thotë se nuk është punuar, punëtorët thonë se kanë përpunuar 104634 tonë naftë. E si mund ta dijnë me kaq përpikmëri sasinë e naftës së përpunuar punëtorët?

Ndërkohë, asnjë organ i strukturave shtetërore nuk ka lajmëruar hapjen e ndonjë hetimi për vjedhjen dhe abuzimin me rafinerinë e naftës në Fier dhe në Ballsh. Ari i zi, duket se është përfitimi më i madh i pushtetarëve të sotëm, në të gjitha nivelet.

Nga Lori Roshi

Agim Myrdini, babai i dy vajzave, në kushtet e rënda ekonomike zgjodhi të protestojë për detyrimet e pashlyera dhe humbjen e vendit të punës/gjatë kohës që ishte me leje të zakonshme,përmes një veprimi ekstrem për jetën. Për tre orë përfaqësues të policisë negociuan me të duke sjellë aty përfaqësuesin e TPD/së Avni Braçe i cili i premtoi në prani të punëtorëve shlyerjen e detyrimeve financiare. Ai u shoqërua më ambulancën dhe familjarët drejt spitalit të qytetit për trajtim mjekësorë.

Punëtorët e Rafinerisë shpërthyen në thirrje se nëse shteti nuk ndërhyn edhe ata do të bëjnë të njëjtin veprim ekstrem.

Kërkesë për takim Avokatit të Popullit

Punëtorët ndërsa protestojnë prej 3 javësh në mjediset e Rafinerisë Fier, kërkuan një takim me Avokatin e Popullit në detyrë Igli Totozani.

“Pasi nuk zbatohet kontrata e punës sëkompanisë TPD meadministrator zPërparim Caushaj. Prej 3 muajsh punëtorët janë të papaguar dhe të pasiguruar, ku kushtet e detyruan një prej protetsuesve të bënte zgjdhje ekstreme për jetën,të ngjitej në oxhakun e Rafinesrisë,derisapolicia solli një përfaqësues të kompanisë. Jemi në Rafinerinë ku shteti ka aksione..Besojmë te ju për të ndërmejtësuar përtë drejtat tona të punësdhe jetës”, shkruhet në këkresën drejtuar Avokatit të Popullit nga grupi I punëtorëve të zgjedhur si përfaqësi.

TPD akuzat ia kalon ARMO/s

Pasi përfaqësuesi i TPD Avni Braçe ju përgjigj thirrjes negociuese të policisë për të zbritur punëtorin nga protesta e rrezikshme për jetën, shoqëria deklaroi seështë një prej 3 kontaktorëve të ARMO/sdhe se përherë i ka shlyer detyrimet ndaj punëtorëve. Pasi sipas marrveshjes që kanë më ARMO detyrimet i ka përpunonjësit ARMO. Marrëveshja e operimit me ARMO sipas TPD është mbyllur në muajin dhjetor dhe se detyrimet i ka ARMO, detyrime që e kanë cuar tashmë Rafinerinë në duart e bankave kredidhënëse. Kjo deklaratë i dha fund shpresave të punëtorëve se do të kenë zgjidhje kërkesate tyre drejtuar TPD/së.

E ndërtuar në vitin 1966 Rafineria e Fierit si një aset i rëndësishëm industrial i zones, përballet sot me falimentimin  e njëjtë si Rafineria në Ballsh. Të njëjët investitorë në partneritet me aksionet e shtetit kanë shënuar dorëzimin e aktivitetit, bankave, si kredi të këqija, duke lënë në kushtet e varfërisë dhe papagesës 150 punonjësit. Të papaguar janë edhe punonjësit e firmës së sigurisë në Rafineri. Në sistemin e zyrave të punës ata rezultojnë të gjithë të punësuar. Por ne sigurimet shoqërore nuk ka derdhje kontributesh për ta. Në këto kushte ata po shpresojnë nga shteti të ndërhyjë në pjesën e asesteve që janë aksione shtetërore.

Të dhënat nuk tregojnë për mosprodhim

Në shkresën drejtuar ministrit të industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri, punonjësit deklarojnë nga rregjistrat e Rafinerisë se prodhimi ka vazhduar janar deri nentor 2016.

104634 tonë naftë bruto janë përpunuar aty, ndërsa i rikujtojnë ministrit historikun që nga viti 2008 kur ARMO sh.a u privatizua dhe deri 2013 u administrua nga Reazart Taçi deri në gusht 2013. Ai ja shiti kompaninë një shoqërie nga Azerbajxhani, e cila mbajti të njëjëtn sigël armo sh.a, azerbaxhanasit në filianlin Fier dhe një përfaqësuesi nga Irani Ali Hirassuliha per filialin Ballsh. Ajzerbaxhanasit, ja kaluan me kontratë qiraje TPD/së në tetor të vitit 2013, kontratë që nuk iu bë publike punëtorëve apo sindikatës.

Në vijim të deklaratave punëtorët deklarojnë se borxhi ndaj tyre sëbashku me sigurimet shoqërore është 120 mijë dollarë, ku sigurimet janë 40 mijë dollarë në muaj , ku vlera e fitimit është 1 me 6.1 për punëtorët dhe 6, kompanisë.

Aktualisht punëtorët nuk kanë marrë pagat e muajve tetor/nëntor/dhjetor/.

Ndërsa Avni Braçe deklaroi për punëtorët se ata e kanë ndalur prodhimin në nëntor, punëtorët zëshëm deklaruan sekanë vazhduar punën deri në 6 janar 2017 me prodhim dhe se kanë përcjell rregullisht 25 bote të mbushur.

Pas zbritjes së punëtorit nga oxhaku, dhe minutave të kaluara pas një dere të mbyllur nga policia përfaqësuesit e TPD/së Avni Braçe dhe shoferi I tij u larguan duke mosdeklaruar asgjë për punëtorët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident me vdekje te “Vasil Shanto”, 23-vjeçari përplas me makinë një grua
Te “Rruga e Elbasanit, në darkë, një person i dënuar për prostitucion përdhunon një vajzë (DETAJET) »
Article Logic
Execution time: 0.011149883270264
array(1) { ["section"]=> string(111) "ari-i-zi-vjedhja-e-armo-s-ne-emer-te-shtetit-ja-si-kane-genjyer-firmat-pse-asnje-strukture-nuk-nis-hetime-66468" }