Arjan Çani e thotë hapur: Çfarë mendoj për listën e Bashës

Publikuar tek: politike, më 21:28 30-05-2017 Arjan Çani e thotë hapur: Çfarë mendoj për listën e Bashës

Gazetari Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, ka komentuar listën e kreut të PD-së Lulzim Basha për kandidatët për deputetë, duke thënë se nuk e kupton se pse Basha largoi pesë deputetët ndërkohë që mbajti Sali Berishën.

Çani tha se Imami dhe Topallin kanë të drejtën e tyre të plotë t’i përgjigjen rëndë Lulzim Bashës, madje ta çojnë më tej betejën e tyre.

“Është shumë gjë e mirë që kjo listë ka provokuar debate. Nuk ka rëndësi fare çfarë thuhet. Paragjykimi është kënaqësi e madhe.

Unë mendoj që, nuk i futem fare çfarë mendon Basha. Sistemi politik në Shqipëri favorizon çdo kryetar partie të bëjë çfarë të dojë me listën. Është llogari e Bashës, problemi është nëse këta sot e ndjejnë veten të fyer, ata nëse kanë fuqi, sepse politika është treg, ata kanë të drejtën e tyre të plotë, jo vetëm t’i përgjigjen rëndë siç kanë bërë, por ta vazhdojnë edhe më tej betejnë.

Jo të thonë një llaf tani dhe të presin 25 qershorin si do vejë siotuatra.

Pse mua më duket jo normale lista. Në momentin që ai ka lënë Sali Berishën aty brenda, atëherë s’kuptoj pse i hoqi këta. Basha mund të bënte një listë të rinovuar edhe me këta të pestë sepse janë 140 deputetë.

Çani: Pse u bë lajm për djalin tënd? Sepse është djali i Fahri Balliut.

Balliu: Po, i lumtë.

Anija u mbyt në 2013-ën, në gjithë botën kur mbytet anija, kapiteni mbytet i pari.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023169994354248
array(1) { ["section"]=> string(63) "arjan-cani-e-thote-hapur-cfare-mendoj-per-listen-e-bashes-80581" }