Arjan Çani i kthehet Çurit: Mos përmend emra gjobëvënësish këtu, s’të mbron njeri! Ata që e bëjnë në studio të tjera, do ikin për lesh shumë shpejt (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:31 16-01-2021 Arjan Çani i kthehet Çurit: Mos përmend emra gjobëvënësish këtu, s’të mbron njeri! Ata që e bëjnë në studio të tjera, do ikin për lesh shumë shpejt (VIDEO) Arjan Çani - Arjan Çuri

Pyetja se kush janë gjobëvënësit e pronave në jug të vendit solli debat mes Arian Çanit dhe analistit Arjan Çuri mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”.

Çurit kërkoi të përmend emra, por Çani reagoi ashpër duke i thënë se në studion e tij mund të përmenden emra viktimash, por jo gjobëvënësish.

“Po pse ku jeton këtu? Mos të mbron njeri ty këtu, në këtë vend. Këtu ligjin e bëjnë ata. Këtu është mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës, ti do përmendësh gjobëvënës. A je në terezi apo jo? Gjobëvënësit i përmendin disa të tjerë, në disa studio që shumë shpejt do ikin për lesh. Kujdes”, i tha Çani analistit Arjan Çuri.

Pjesë nga debati:

***
Artan Lame: Jo, jo, jo… Më thuaj emrat e gjobëvënësve?

Adriatik Lapaj: Po ti them more, ik e hetoi këto që them unë.

Arjan Curi: Drejtorin e Sarandës më e ka…

Arian Çani: Emra gjobëvënësish? Jo, jo…

Arjan Curi: Po hajde ikim, nëse nuk i do me emra pra.

Arian Çani: Je në terezi, pse ti mendon se do të ndryshoj unë Shqipërinë? As më rruhet fare…

Arjan Curi: Po hajde ikim pra.

Arian Çani: Unë të përmend gjobëvënës këtu?

Arjan Curi: Po pse jo?

Arian Çani: Ou… Përmendi ti diku tjetër, këtu jo njëherë, në këtë studio jo.

Arjan Curi: Po më i përmend unë..

Arian Çani: Jo nuk dua. Emra viktimash po, po emra gjobëvënësish jo. Më vjen keq Curi, ti je dhe djalë i zgjuar.

Arjan Curi: Po i ka vartës ky mo.

Arian Çani: Po pse ku jeton këtu? Mos të mbron njeri ty këtu, në këtë vend. Këtu ligjin e bëjnë ata. Këtu është mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës, ti do përmendësh gjobëvënës. A je në terezi apo jo? Gjobëvënësit i përmendin disa të tjerë, në disa studio që shumë shpejt do ikin për lesh. Kujdes!

VIDEO

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fundjava plot dëborë, Shërbimi Ushtarak: Moti do jetë i kthjellët por shumë i ftohtë
»
Article Logic
Execution time: 0.012270927429199
array(1) { ["section"]=> string(156) "arjan-cani-i-kthehet-curit-mos-permend-emra-gjobevenesish-ketu-s-te-mbron-njeri-ata-qe-e-bejne-ne-studio-te-tjera-do-ikin-per-lesh-shume-shpejt-video-235190" }