Arjan Çani komenton përplasjen Rama-Noka: Ja 27 personat që po e shijonin me qejf të madh

Publikuar tek: politike, më 21:13 14-12-2017 Arjan Çani komenton përplasjen Rama-Noka: Ja 27 personat që po e shijonin me qejf të madh

Moderatori Arjan Çani ka komentuar përplasjen e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit gjaknxehtë të opozitës, Flamur Noka sot në Parlament që u duk se gati degjeneroi në përplasje fizike.

Çani vëren se rreth 27 persona që po e ndiqnin drejtpërdrejt nga një lokal në Petrelë, “e shikonin me qejf të paparë”.

Çani në emisionin “360Gradë”:

Isha diku afër një kodre dhe aty ishte mbushur me banorët e zonës. Duhet të jetë diku Petrela. Ndërkohë që po ndodhte kjo, unë po shikoja reagimin e njerëzve, ishin rreth 27 njerëz. Ajo që vura re ishte se njerëzit shikonin me qejf të paparë. Të betohem kishte një gëzim të paparë.

Për herë parë Rama përdor fjalën “llaxore”, njeri që merr në gojë gjithë dynjanë. Dhe e dyta revolta e Flamur Nokës për fjalën llaxore m’u duke e pakuptimtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011331081390381
array(1) { ["section"]=> string(95) "arjan-cani-komenton-perplasjen-rama-noka-ja-27-personat-qe-po-e-shijonin-me-qejf-te-madh-103114" }