Arjan Çani: Top Channel nuk është më pranë Edi Ramës por...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:18 10-05-2016 Arjan Çani: Top Channel nuk është më pranë Edi Ramës por...

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani u shpreh jatë një interviste në studion e emisionit “Fakt” të gazetarit Çim Peka, se televizioni “Top Channel” është më pranë Ilir Metës se Edi Ramës.

“Edi Rama nuk vjen tek unë. Nëse unë marr Edi Ramën dhe nuk më lejohet të marr Lulzim Bashën, unë iki pësëri. Unë kam disa surpriza që unë nuk i them”, u shpreh Çani.

I pyetur se "nëse ua mbyll derën Frangaj, ku do shkonit?", ai u përgjigj:

“Për mua ka interes, për fytyrën time do shkoja në vend tjetër. Nuk i ka kapur ende akoma të gjitha mediat. Berisha kishte Klanin dhe nuk u përpoq të kapte Top-in apo Vizionin. Rama nuk më duket se e ka kapur TOP-in, mua më duket më afër Metës”, tha Çani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020508050918579
array(1) { ["section"]=> string(61) "arjan-cani-top-channel-nuk-eshte-me-prane-edi-rames-por-40064" }