Arkeologët zbulojnë rrugën 2 mijë vjeçare të ndërtuar nga Pont Pilati

Publikuar tek: bota, më 16:17 21-10-2019 Arkeologët zbulojnë rrugën 2 mijë vjeçare të ndërtuar nga Pont Pilati Rruga antike e zbuluar në Jeruzalem

Arkeologët në Jeruzalem kanë arritur të zbulojnë një rrugë 2,000 vjeçare të ndërtuar nga Pont Pilati, rrugë që konsiderohej e humbur që kur qyteti u shkatërrua nga Romakët.

Shtegu i lashtë ka gjasa që të përdorej nga pelegrinët për të shkuar në malin e Tempullit. Poshtë gurëve të rrugës, që datojnë në vitin 31 e.r, u zbuluan mbi 100 monedha antike.

Arkeologët kanë siguruar të dhëna se rruga ishte komisionuar nga Pont Pilati guvernatori romak i krahinës së Judës, i njohur më së miri si zyrtari që kryesoi gjyqin e Jezusit dhe urdhëroi kryqëzimin e tij.

Segmenti i rrugës së zbuluar është rreth 220 metra dhe janë dashur gati 6 vite gërmime për ta nxjerrë në dritë. Të gjitha monedhat e zbuluara poshtë rrugës datojnë nga vitet 17 e.r deri në 31 e.r., një provë e fortë që tregon se rruga filloi dhe përfundoi gjatë kohës që Pilati qeveriste Judenë.

Udhëheqësi i kërkimeve, Donald Ariel, arkitekt dhe ekspert i monedhave tha se datimi përmes monedhave është tepër i saktë.

dsfg4e5h3e4hedfg.jpg

sdfwsefgwg3g.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074319839477539
array(1) { ["section"]=> string(76) "arkeologet-zbulojne-rrugen-2-mije-vjecare-te-ndertuar-nga-pont-pilati-182929" }