Arkitekt i integrimit europian, lejoi divorcin dhe abortin, ndahet nga jeta ish-presidenti francez

Publikuar tek: bota, më 07:34 03-12-2020 Arkitekt i integrimit europian, lejoi divorcin dhe abortin, ndahet nga jeta ish-presidenti francez

Ish-presidenti francez, Valery Giscard d'Estaing, një ndër arkitektët kryesorë të integrimit evropian në fillim të viteve 1070, u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare, njoftoi të mërkurën Pallati Elysee.

Giscard, i cili udhëhoqi Francën nga 1974-1981, ishte shtruar kohët e fundit në spital në Francën perëndimore dhe po mjekohej në pavionin e kardiologjisë, sipas radios Europe 1, e cila ishte e para që e njoftoi vdekjen.

Ish-udhëheqësi francez kujtohet për prirjen për modernizim në shoqërinë franceze, duke lejuar divorcin me mirëkuptim dypalësh, legalizimin e abortit, si dhe ishte një ndër arkitektët e integrimit evropian.

I zgjedhur president në moshën 48-vjeçare, ai erdhi në post pas udhëheqjes së stilit të De Golit dhe u përpoq të liberalizonte ekonominë dhe normat sociale. Ai humbi në përpjekjet për rizgjedhje përballë socialistit, Francois Mitterrand.

Ai krijoi lidhje të ngushta me ish-kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, Helmut Schmidt dhe së bashku ata hodhën themelet për një monedhë të përbashkët evropiane, pasi krijuan Sistemin Monetar Evropian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për vetëm 10 sekonda në Abu Dabi shemben 4 kulla gjigante, u përdor 6 ton eksplozivë (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.01038384437561
array(1) { ["section"]=> string(103) "arkitekt-i-integrimit-europian-lejoi-divorcin-dhe-abortin-ndahet-nga-jeta-ish-presidenti-francez-229979" }