Arkitekti kosovar: Mbroni Komanin, autoritetet të rishikojnë vendimin

Publikuar tek: aktualitet, më 16:55 22-01-2015 Arkitekti kosovar: Mbroni Komanin, autoritetet të rishikojnë vendimin Ylber Vokshi, nje nder arkitektet me te shquar kosovare

Ylber Vokshi Ylli, një ndër zërat më të njohur të arkitekturës kosovare, ka dalë në mbrojtje të Forumit për Trashëgimninë Kulturore për tezat e mbrojtjes së vendbanimeve ilire të Komanit, menjëherë pas konferencës për shtyp të këtij forumi mbajtur mesditën e sotme (22 Janar).

“Komani i përket Evropës dhe të ndihemi fatlumë që e kemi. Me këtë shprehje tregohet e tërë rëndësia e Komanit. Vendimmarrësit ta mendojnë edhe njëherë seriozisht këtë çështje” shkruan arkitekti kosovar Ylber Vokshi, për shqetësimet e ngritura për kalimin në vendbanimin e Komanit të linjave të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, që do të dëmtonin seriozisht vendbanimin e lashtë.

Forumi për Trashëgimninë Kulturore gjatë konferencës për shtyp, i kërkoi Ministrisë së Kulturës që të rimbledhë Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë dhe të rishikojë vendimin e marrë për ta lejuar këtë linjë që të kalojë mbi Koman. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pensionet, Veliaj-Hoffmann: Në verë mbyllet marrëveshja me Gjermaninë
Kokaina në Shqipëri, trekëndëshi i rrezikshëm Hoxha-Eberling-Xhixha »
Article Logic
Execution time: 0.01282000541687
array(1) { ["section"]=> string(72) "arkitekti-kosovar-mbroni-komanin-autoritetet-te-rishikojne-vendimin-1215" }