ARKIV/ Togat e zeza donin ta ekzekutonin dhe i kërkuan të kthehej me shpinë por ja çfarë bëri Prek Cali

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:25 11-04-2018 ARKIV/ Togat e zeza donin ta ekzekutonin dhe i kërkuan të kthehej me shpinë por ja çfarë bëri Prek Cali Prek Cali me bashkëshorten

Prek Cali, malësori shtatlartë me bashkëshorten.

Një foto arkive që e sjell në vëmendje gazetari Gjergj Marku bashkë me një rrëfim të momentit kur malësorin do ta ekzekutonin.

Në momentin, që do ta ekzekutonin toga e zezë e pushkatimit komunist, kërkojnë që të denuarit me pushkatim të kthehen me shpinë dhe t’ua mbyllin sytë.

Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë fjalët: “ - Nuk shkohet n’Parajsë me shpin dhe me sy t’mbyllun” dhe siç ishte duarlidhur, ngrehi kryet lart, hapi gjoksin, duke shkyer pullat e këmishës dhe u tha: “ - Kështu vdes shqiptari”.

Para se të rrëzohej, ai trup si një lis, nga plumbat e shqiptarëve të armiqve të nacionit të vet, zëri i fuqishëm i malësorit të bjeshkëve, ushtoi si jehona e luginave: “ - Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Heret a vonë Shqipnia do të fitojë.”

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090959072113037
array(1) { ["section"]=> string(109) "arkiv-togat-e-zeza-donin-ta-ekzekutonin-dhe-i-kerkuan-te-kthehej-me-shpine-por-ja-cfare-beri-prek-cali-116464" }