Arkivi i Shtetit merr 350 mijë dokumente nga Stambolli, Bido: Do kemi një pasqyrë të qartë për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë periudhës Osmane

Publikuar tek: kulture-art, më 10:26 29-08-2019 Arkivi i Shtetit merr 350 mijë dokumente nga Stambolli, Bido: Do kemi një pasqyrë të qartë për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë periudhës Osmane

Arkivat e Shtetit kanë tërhequr nga Stambolli 350 mijë dokumente të periudhës Osmane.

Kreu i Arkivit të shtetit, Ardit Bido në një konferencë për mediat, sqaroi se dokumentet e tërhequr datojnë nga shek XV-XX dhe janë të një rëndësie të veçantë. Sipas Bidos pjesa me e madhe e dokumenteve i përkasin 'Rilindjes Kombëtare '.

'Janë shkresa, urdhëresa dhe fermane, ka të dhëna biografike për Ismail Qemalin. Më herët janë marrë afërsisht rreh 5 mijë dokumenete dhe tashmë janë marrë 350 mijë dokumente. Është një mori e jashtëzakonshme dokumentare, do të kaojnë në një proces përpunimi, pra sistemimi.

Është një marrëveshje bashkëpunimi që ne kemi me arkivat Osmane. Këto dokumente u përzgjodhën dhe pjesa tjetër do të përzgjidhet nga specialistët tanë që të kemi një pamje të qartë historike. Do të merret edhe pjesa e dytë që ne besojmë brenda këtij viti dhe do të kemi një pasqyrë të qartë të shqiptarëve gjatë periudhës Osmane", tha Bido.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007145881652832
array(1) { ["section"]=> string(148) "arkivi-i-shtetit-merr-350-mije-dokumente-nga-stambolli-bido-do-kemi-nje-pasqyre-te-qarte-per-shqiperine-dhe-shqiptaret-gjate-periudhes-osmane-176616" }