Arkivi Qendror Shtetëror mbush 70 vjeç, Bido prezanton projektet e mëdha

Publikuar tek: kulture-art, më 14:27 07-06-2019 Arkivi Qendror Shtetëror mbush 70 vjeç, Bido prezanton projektet e mëdha Ardit Bido, drejtor i AQSH

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave festoi dje 70 vjetorin e themelimit të Arkivit Qendror Shtetëror.

Drejtuesi i institucionit Ardit Bido fjalën e tij përshëndetëse e nisi duke treguar se sa i rëndësishëm është Arkivi për një vend dhe njëkohësisht falenderoi të gjithë punonjësit aktual por dhe ata që kanë lënë gjurmë duke punuar për këtë institucion.

Bido prezantoi së bashku me Drejtorin e Arkivit të Kosovës z.Ramë Manaj dhe Drejtoreshën e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme znj.Pranvera Dibra, dy projektet e mëdha për sa i përket krijimit të godinës së re dhe rikonstruksionit të godinës aktuale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Pjesë e rëndësishme e eventit ishte dhe shfaqja e dokumentarit e bërë enkas për 70 vjetorin e krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror, i cili u ndoq me kuriozitet dhe u duartrokit nga të ftuarit.

Pjesëmarrës në këtë event ishin personalitete si Drejtori i Arkivt të Kosovës z.Ramë Manaj, Drejtoresha e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme znj.Pranvera Dibra, Ambasadori i Republikës Arabe të Egjiptit z.Mohamed Khalil, Nën Kryetari i Bashkisë  Z.Andi Seferi, Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit znj.Iris Elezi, Drejtori i Arkivit të Forcave të Armatosura z.Teki Kurti, Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani, Drejtoresha e Institutit të Studimeve Evropiane, arkivistë, studiues dhe mjaft personalitete të tjerë.

Screenshot_11.jpg

Screenshot_12.jpg

Screenshot_9.jpgScreenshot_10.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023279905319214
array(1) { ["section"]=> string(78) "arkivi-qendror-shteteror-mbush-70-vjec-bido-prezanton-projektet-e-medha-167269" }