Arlind Qori: Kemi degraduar në monarki, një person i vetëm merr vendime për çdo gjë që i shkrepet në kokë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:59 10-04-2020 Arlind Qori: Kemi degraduar në monarki, një person i vetëm merr vendime për çdo gjë që i shkrepet në kokë FotoArkive: Aktivisti Arlind Qori

Aktivisti Arlind Qori duke komentuar masat e marra nga qeveria për koronavirusin, thotë se vendi ka degraduar në monarki pasi një personi i vetëm merr çdo vendim që i shkrepet në kokë.

Sipas aktivistit, masat e qeverisë kanë karakter kaotik dhe kush guxon t’i shkelë kërcënohet me dhunë dhe ndëshkime.

“Ne po jetojmë në një situatë të jashtëzakonshme, që kërkon marrjen e masave shtrënguese. Problemi është se cila janë këto masa dhe nga ku motivohen. Mesa vë re unë ne kemi degraduar nga pikëpamja absolute në një monarki absolute, ku një njeri i vetëm, pa institucioni përreth, pa ligj, pa asgjë, merr vendime, ndryshime, çdo gjë që i shkrepet në kokë. Më shqetëson karakteri kaotik i masave të marra, ndonjëherë karakteri shtrëngues më shumë se duhet dhe mungesa e një debati të mirëfilltë shoqëror.

Mendoj se Rama nuk diskuton as me enturazhin e tij, asnjë ne nuk e dimë se cilët janë anëtarët e shtabit të emergjencës, cilat janë propozimet që ata kanë dhënë. Ajo që ne kuptojmë nga faqja e një njeriu në Facebook është që vendimet janë marrë dhe kush guxon nesër që të shkelë vendimet kërcënohet me dhunë dhe ndëshkime”, ka thënë aktivisti Arlind Qori në Ora Neës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092720985412598
array(1) { ["section"]=> string(110) "arlind-qori-kemi-degraduar-ne-monarki-nje-person-i-vetem-merr-vendime-per-cdo-gje-qe-i-shkrepet-ne-koke-202155" }