Armand DUKA jep lajmin e shumëpritur: Takova sot Edi RAMËN, sot fitoi futbolli!

Publikuar tek: sport, më 13:49 23-10-2020 Armand DUKA jep lajmin e shumëpritur: Takova sot Edi RAMËN, sot fitoi futbolli! Kreu i FSHF Armand Duka

Armand Duka ka folur për mundësinë e fillimit të futbollit. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit zbuloi se ka pasur një takim sot me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit i ka premtuar se do të marrë në konsideratë kërkesat e Ligës Profesioniste.

Në një prononcim të dhënë për mediet, Duka dha mesazhin se futbolli duhet të nisë një minutë e më parë. Madje sipas tij, ai s’duhej të ishte ndërprerë pasi është në dëm të lojtarëve, por edhe të vetë kampionatit.

“Ne duhet të bashkojmë paratë me pasionin. Për këtë po luftohet që përmes ndryshimit të legjislacionit të bashkohet pasioni me paratë. Pra, pasioni mos të bëhet gropë për familjen dhe shoqërinë.

Tym i bardhë për nisjen e futbollit? Shiko, futbolli duhet të luhet dhe është i dëmshëm ndërpreja e tij. Por, është shumë i dëmshëm edhe për futbollistët. Një orë e më parë duhet të luajtur. Nuk duhej të ndërpritej, duke arritur marrëveshjen gjatë lojës. Në një tavolinë të fundit që ka pasur Liga me qeverinë, i është premtuar që do të miratohet një nga dy propozimet. Unë kam pasur një takim me kryeministrin sot dhe më ka thënë që do ta marrë në konsideratë.

Futbolli? Varet nëse Liga do të bindet me kaq apo do të ketë një zhvillim tjetër për të fituar futbolli.

Pretendimet? S’është çështje numrash. Një fond për sportin është pak, ka nevojë shumë më shumë.

Afat nga kryeministri? Unë s’e di nëse bëra mirë apo keq që e tregova këtë, por mendoj se ai vetë do të japë ndonjë prononcim vetë. Kush s’është i lumtur kur fillon futbolli, gjithë jemi të lumtur”, tha ai. /Marrë nga Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marash Kumbulla merr ‘HAK’ për Tiranën, gol me vlerë 3 pikë në debutimin Europian (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.010815858840942
array(1) { ["section"]=> string(83) "armand-duka-jep-lajmin-e-shumepritur-takova-sot-edi-ramen-sot-fitoi-futbolli-224854" }