Armand Duka letër Arta Markut, ja për çfarë i kërkon të takohen

Publikuar tek: aktualitet, më 14:47 12-05-2018 Armand Duka letër Arta Markut, ja për çfarë i kërkon të takohen Armand Duka e Arta Marku

Futbolli shqiptar është akuzuar shumë vitet e fundit për pazare dhe trukime rezultatesh, por ende nuk është marrë masë ndaj askujt dhe asgjë nuk është zbuluar.

Për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dërguar një letër Kryeprokurores Arta Marku, ku i kërkon një takim, për të diskutuar rreth trukimneve në futbollin vendas.

Letra e Federatës, drejtuar Kryeprokurores:

“Federata Shqiptare e futbollit, duke pasur si qëllim të përhershëm mbrojtjen e integritetit dhe reputacionit të futbollit shqiptarë, është gjithnjë në përpjekje për të luftuar fenomenet apo praktikat joetike që dëmtojnë imazhin e lojës së futbollit në përgjithësi. Fatkeqësisht, me mjetet e kufizuara në dispozicion të drejtësisë sportive, këto përpjekje nuk kanë qenë gjithnjë frytëdhënëse. Me vullnetin për të përmirësuar situatën aktuale, por edhe për të vendosur një urë konstante bashkëpunimi midis dy institucioneve tona, kërkojmë një takim për të ndarë me ju disa prej problematikave që FSHF has në aktivitetin e saj.”

Në Shqipëri, Prokuroria nuk ka zbuluar asnjë rast trukimi në futboll, edhe pse rastet e dyshimta kanë qenë të shumta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026803016662598
array(1) { ["section"]=> string(69) "armand-duka-leter-arta-markut-ja-per-cfare-i-kerkon-te-takohen-120500" }