Armand Hysi, sarandioti që u nda nga jeta në moshën 44 vjeçare, nderohet me titullin 'QYTETAR NDERI'

Publikuar tek: aktualitet, më 10:06 19-05-2019 Armand Hysi, sarandioti që u nda nga jeta në moshën 44 vjeçare, nderohet me titullin 'QYTETAR NDERI'

Nëse do të jetonte, sot do të ishte kandidat për kryetar bashkie në Sarandë, dhe me gjasë, kryebashkiaku i qytetit bregdetar.

 

Por ndarja e papritur nga jeta për Armand Hysin, në moshën 44 vjeçare në fundshkurtin e këtij viti, pas një “arresti kardiak” në zemër ndërkohë që ishte duke punuar në zyrën e tij të drejtorit të hipotekave të qytetit të Sarandës, i la të gjithë pa fjalë. Por dy ditë më parë, Bashkia e Sarandës, ka vendosur që të gdhendë emrin e Armand Hysit në emrat e njerezve me vlerë të qytetit të Sarandës, duke i dhënë titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Sarandës.

Një titull që u prit pa asnjë kontestim nga sarandiotët, të cilët e vlerësuan edhe për së gjalli, për karakterin, dashurinë, përkushtimin e ndershmërinë që Mandi kishte jo vetëm në familjen e tij, por edhe me shokët e miqtë e tij, dhe gjithë komunitetin sarandiot dhe përtej asaj zone. Armand Hysi, që prej vitit 2015 jepte kontributin e tij politik e shoqëror dhe në këshillin bashkiak të qytetit. Ndaj Bashkia ka vendosur ta nderojë me titullin e lartë të qytetit, pas vdekjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071780681610107
array(1) { ["section"]=> string(103) "armand-hysi-sarandioti-qe-u-nda-nga-jeta-ne-moshen-44-vjecare-nderohet-me-titullin-qytetar-nderi-164848" }