Armand Shkullaku flet për herë të parë: Ja pse vendosa të largohem nga Klan-i

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:50 24-01-2018 Armand Shkullaku flet për herë të parë: Ja pse vendosa të largohem nga Klan-i

Në mesin e muajit dhjetor, mes shumë emrave që u përfolën për të kaluar në televizionin Top Channel, ishte dhe Armand Shkullaku.

Emri i gazetarit të njohur u përfol se do të shkonte në Top Channel për të marrë rolin e drejtorit të Informacionit, i lënë bosh nga Sokol Balla.

Por disa javë pas këtyre lajmeve, është vetë Armand Shkullaku i cili ka sqaruar të gjithë këtë histori. Duke folur para një auditori me nxënës dhe pedagog të një universiteti privat në vend, Shkullaku tha se nuk i pëlqen të lëvizë shumë shpesh në media.

Ai tha se nuk mund ta pranonte që pas një që pas viti ose dy vitesh dikush ta merrte në telefon për ndryshimin e politikave të medias dhe se kjo kishte qenë një nga arsyet e refuzimit të ofertës së Top Channel.

“Unë më vështirësi lëviz, sepse nuk besoj se duke ndërruar mediat mund të shtosh autoritetin dhe besueshmërinë tënde. Kam përvoja në ‘Klan Kosova’ dhe ‘ABC’. Që të ndërtosh diçka duhet besim, te vetja, te projekti, që do kohë. Duhet t’ua ilustrosh njerëzve me të cilët punon, duhet t’i motivosh. Të ndërtosh diçka nga e para dhe pas një viti të të thonë shih “se më thirri Rama dhe u kthyem aty ku ishim…Kam 27 vjet që e kam provuar këtë vazhdimisht. E provova edhe me ‘ABC’, provova të bëj diçka për 4-5 vjet dhe m’u tha që është mirë siç është”,- tregoi Armand Shkullaku. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022710084915161
array(1) { ["section"]=> string(83) "armand-shkullaku-flet-per-here-te-pare-ja-pse-vendosa-te-largohem-nga-klan-i-107773" }