Armando Sadiku firmos me skuadrën e Levantes në La Liga

Publikuar tek: barometri, më 08:24 01-02-2018 Armando Sadiku firmos me skuadrën e Levantes në La Liga

Armando Sadiku është lojtari më i ri i skuadrës së Levantes në La Liga.

Lajmi është zyrtarizuar në faqen zyrtare të klubit, ku "bomberit" shqiptar i është bërë mirëseardhja në gjuhën shqipe. "Sadiku, mirësevini", shkuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Levantes. Sadiku u largua vetëm pas 6 muajsh qëndrim te Legia e Varshavës.

Klubi i ri ka prezantuar Sadikun për të gjithë tifozët nëpërmjet një video-je ku shihen momente më të suksesshme të sulmuesit shqiptar. "Ky është Sadiku dhe kjo është ajo që di të bëjë më mirë", shkruhet më tej në njoftimin zyrtar të klubit të Levantes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025729179382324
array(1) { ["section"]=> string(62) "armando-sadiku-firmos-me-skuadren-e-levantes-ne-la-liga-108681" }