Armando Subashi, kandidati i Fierit feston ditelindjen me birra e familjen

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:49 27-05-2015 Armando Subashi, kandidati i Fierit feston ditelindjen me birra e familjen Fotot e hedhura nga Subashi ne profilin e tij zyrtar ne facebook

Një tjetër kandidat ka ditëlindjen sot dhe kjo ditëlindje e gjen në mes të fushatës. Eshtë Armando Subashi që kandidon në Fier për maxhorancën, dhe që ndryshe nga kandidati i djeshëm i Sarandës që e festoi ditëlindjen me një tortë blu “punë e dinjitet” ka zgjedhur të marrë familjen e tij, vajzën e bashkëshorten, për ta festuar me nga një birrë përpara në një nga restorantet e Fierit. 

“Me Elektrën dhe Irenën, duke festuar ditëlindjen! Familja është burimi i të gjitha dashurive! ‪#‎Bashkë për një familje të mirë, të shëndetshme dhe të shenjtë!!” shkruan Subashi në facebook, duke i përfshirë këtij dedikimi edhe fotot me familjen në ditëlindjen e tij. Me këtë rast edhe stafi i Newsbomb.al, i uron ditëlindjen kandidatit të majtë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit për qytetin e Fierit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031292915344238
array(1) { ["section"]=> string(79) "armando-subashi-kandidati-i-fierit-feston-ditelindjen-me-birra-e-familjen-12077" }