ARMANI vazhdon të ndihmojë Italinë, do prodhojë veshje spitalore për personelin shëndetësor

Publikuar tek: bota, më 08:37 28-03-2020 ARMANI vazhdon të ndihmojë Italinë, do prodhojë veshje spitalore për personelin shëndetësor Foto ilustruese

Giorgio Armani do të vazhdojë të ndihmojë Italinë, këtë herë duke prodhuar veshje spitalore për t'i ardhur në ndihmë personelit mjekësor.

Pas donacioneve që kapnin shifrën e 2 milionë euro, që shkuan për spitalet e Bergamos, Piacenzas dhe Versilias, Armani ka vendosur të shtojë kontributin e tij në luftën ndaj koronavirusit.

Të gjitha fabrikat e tij do të prodhojnë veshje spitalore, ndërsa Armani theksoi se do të punohet intensivisht me qëllim që t'u ofrohet mbrojtja maksimale punonjësve shëndetësorë që janë në vijën e parë të frontit në luftën me koronavirus.

Javën e kaluar Giorgio Armani u dërgoi një letër gazetave kryesore në Itali, ku falenderonte mjekët dhe infermierët për sakrificën e tyre.

“ Është prekëse t`ju shohësh kaq të impenjuar në punën tuaj, me vështirësitë dhe sforcimet që tashmë i njohin të gjithë. Por mbi të gjitha, është prekëse t`ju shohësh duke qarë.
Mendoj se kjo ndjenjë e imja lidhet paksa edhe me dëshirën që kam pasur kur isha i ri për të ndjekur karrierën si mjek, ateherë kur isha ende duke kërkuar rrugën time.

E gjithë kompania jonë është shumë e ndjeshme ndaj këtij realiteti dhe është pranë jush, nga ai që mban barelën tek infermierët, nga mjekët e përgjithshëm tek specialistët e sektorit. Unë vetë personalisht janë shumë pranë jush”, shkruhej ndër të tjera në letër.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090420246124268
array(1) { ["section"]=> string(97) "armani-vazhdon-te-ndihmoje-italine-do-prodhoje-veshje-spitalore-per-personelin-shendetesor-200357" }