Armë, çanta apo kutia e celularit? PD bën “lëmsh” çështjen e Strazimirit

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:09 29-03-2016 Armë, çanta apo kutia e celularit? PD bën “lëmsh” çështjen e Strazimirit

Çështja më e debatuar ditën e djeshme. Partia Demokratike nuk di të japë një përgjigje për Gent Strazimirin. Strazimiri u fotografua me armë në brez, që sipas policisë i ka mbaruar leja që më datë 25 mars të këtij viti.

Ishte fillimisht zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ajo që pretendoi se deputeti nuk kishte armë në brez, por çantët që e mban shpesh herë me vete.

Ndërkohë, deputeti tjetër i PD-së, Arben Ristani, pas mbledhjes në selinë blu, u shpreh se Strazimiri mbante në brez kutinë e celularit.

Gjithsesi, policia ka nisur tashmë një procedim penal ndaj deputetit me akuzën “armëmbajtje pa leje”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026968002319336
array(1) { ["section"]=> string(74) "arme-canta-apo-kutia-e-celularit-pd-ben-lemsh-ceshtjen-e-strazimirit-36279" }