Armë dhe 18 kile KOKAINË me vlerë 3 mln euro, arrestohet EMILJANO KECI në Itali (Ku e kishte fshehur drogën dhe si u zbulua)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:28 12-07-2019 Armë dhe 18 kile KOKAINË me vlerë 3 mln euro, arrestohet EMILJANO KECI në Itali (Ku e kishte fshehur drogën dhe si u zbulua)

Arrestohet shqiptari me armë dhe kokainë me vlerë 3 mln euro.

Për dy javë kishte marrë me qira një apartament në Seriate, një komunë në Bergamo të Italisë.

 Por rreth asaj shtëpie kishte shumë lëvizje të dyshimta dhe karabinierët mbajtën nën vëzhgim hyrjet dhe daljet e çuditshme derisa, të mërkurën më 10 korrik, ata bllokuan qiramarrësin teksa ndodhej në makinën e tij.

Është fjala për shqiptarin Emiliano Keci, 38 vjeç, i cili kishte fshehur në makinë një kilogram kokainë, të cilën u përpoq më kot ta fshihte.

Por zbulimi më i madh, u bë në apartamentin e tij kur karabinierët italianë ushtruan kontroll:

Tetëmbëdhjetë kilogramë kokainë (të fshehura edhe në frigorifer), tetë prej të cilave hashash, katër marihuanë dhe dhjetë gram heroinë.

Vlera e drogës është rreth tre milionë euro. Policia italiane po punon për të zbuluar origjinën e drogës si dhe destinacionin e saj.

Në shtëpi, shqiptarit iu gjetën edhe tre armë: një Beretta 6.35 me silenciator, fshehur në krevatin e dhomës së gjumit, gati për përdorim), një Tokarev 7.62, e prodhimit rus dhe një pistoletë bosh.

in-casa-armi-e-18-chili-di-cocainaseriate-arrestato-un-albanese_6e64cb34-a498-11e9-9214-0f42caee0d81_700_455_big_gallery_linked_i.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068881511688232
array(1) { ["section"]=> string(128) "arme-dhe-18-kile-kokaine-me-vlere-3-mln-euro-arrestohet-emiljano-keci-ne-itali-ku-e-kishte-fshehur-drogen-dhe-si-u-zbulua-171999" }