Armë, tritol, drogë, municione luftarake... ARRESTOHET në flagrancë 30-vjeçari i blinduar (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:58 08-03-2018 Armë, tritol, drogë, municione luftarake... ARRESTOHET në flagrancë 30-vjeçari i blinduar (EMRI)

Sekuestrohen armë zjarri, tritol, municione luftarake dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas, si posedues i tyre në Vaun e Dejës.

Nga strukturat e D.V.P Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau Dejës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ernest Lekaj, 30 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë;

- 2 copë kallëpë lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4;

- 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore;

- nje sasi lëndë narkotike kanabis;

- 1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Falsifikimi i diplomave, kërkohet masë e lehtë për PRONARIN e Universitetit (ARSYEJA do t’ju habisë)
Festa e 8 marsit, transport publik falas për gjitha gratë dhe vajzat në Tiranë! Veliaj s'i heq nga këmba çizmet (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.013185024261475
array(1) { ["section"]=> string(95) "arme-tritol-droge-municione-luftarake-arrestohet-ne-flagrance-30-vjecari-i-blinduar-emri-112598" }