Armenia si Kosova, ja çfarë bën opozita

Publikuar tek: bota, më 16:56 11-04-2018 Armenia si Kosova, ja çfarë bën opozita Momenti i hedhjes së bombolave me gaz nga opozita armeniane në Parlament

Duket se situata politike nuk paraqitet shumë e volitshme as në Armeni, pasi opozita ka dalë kundër lëvizjeve të reja qeveritare.

Sipas mediave të huaja, deputetët e partisë opozitare Yelk kanë bojkotuar ditën e djeshme zgjedhjen e presidentit aktual Serzh Sargsyan kryeministër, duke hedhur bombola gazi në Parlament.

Përfaqësuesit e Yelk kanë paralajmëruar gjithashtu protesta të shumta dhe të dhunshme ndaj këtyre lëvizjeve, duke rrezikuar dërgimin e vendit drej një kaosi politik.

Një gjë e ngjashme ndodhi pak kohë më parë në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të Vetëvendosjes protestuan kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011168956756592
array(1) { ["section"]=> string(45) "armenia-si-kosova-ja-cfare-ben-opozita-116524" }