Armëpushimi 5 ditor, Erdogan kërcënon kurdët: Nëse nuk tërhiqeni do t'ju shtypim kokat

Publikuar tek: bota, më 23:20 19-10-2019 Armëpushimi 5 ditor, Erdogan kërcënon kurdët: Nëse nuk tërhiqeni do t'ju shtypim kokat Presidenti turk Recep Tajip Erdogan dhe ushtare kurde

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar sërish kurdët duke deklaruar se nëse nuk do të tërhiqen nga zonat e sigurisë në Sirinë Veriore atëherë Turqia do t'ia 'shtypë kokat'.

Gjatë një tubimi në provincën turke të Kayserit Erdogan tha se nëse luftëtarët kurdë nuk tërhiqen deri mbrëmjen e të martës, sipas marrëveshjes së armëpushimit, atëherë ofensiva do të fillojë atje ku u ndërpre dhe trupat turke do të vazhdojnë të shtypin kokat e terroristëve.

Ankaraja i konsideron forcat kurde, si terroriste, dhe do të krijojë një zonë të sigurt brenda Sirisë. Pavarësisht armëpushimit të përkohshëm, shkëmbime sporadike zjarri ka patur, veçanërisht përreth qytetit kufitar Ras al Ain.

Kujtojmë se Turqia pranoi të enjten të pezullonte ofensivën për pesë ditë në mënyrë që t’i lejonte kurdët të tërhiqeshin nga zona. Gjatë ditës së shtunë të dyja palët akuzuan njëra tjetrën se po shkelnin armëpushimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077869892120361
array(1) { ["section"]=> string(91) "armepushimi-5-ditor-erdogan-kercenon-kurdet-nese-nuk-terhiqeni-do-t-ju-shtypim-kokat-182739" }