Armëpushimi i Krishtlindjes: Si i hodhën pushkët armiqtë dhe festuan së bashku në 25 dhjetor 1914

Publikuar tek: bota, më 15:12 25-12-2017 Armëpushimi i Krishtlindjes: Si i hodhën pushkët armiqtë dhe festuan së bashku në 25 dhjetor 1914

Në 25 Dhjetor të 1914-ës krismat e pushkëve dhe bombave heshtën. Ushtarët e Frontit Perëndimor dolën nga llogoret me duart bosh, përballë armikut të tyre gjerman, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ata marshuan përmes Tokës së Askujt u afruan përballë njëri-tjetrit, nga një anë ushtarët britanikë e ata francezë dhe përballë tyre gjermanët.

Dikush thirri me zë të lartë “Gëzuar Krishtlindjen!”. Zëri oshëtiu në fushëbetejë dhe zemrat e ushtarëve të frikësuar u qetësuan.

Ishte një ngjarje e rrallë. Ndalimi jozyrtar i luftës që mori emrin Armëpushimi i Ditës së Krishtlindjes.

Disa madje ia morën këngëve të Krishtlindjes atë ditë, të tjerë shkëmbyen dhurata si cigare, alkool e llokume kumbulle dhe luajtën futboll së bashku. Të gjitha në ditën e Lindjes së Krishtit. Rreth 100 mijë ushtarë nga të dyja anët.

ergt334g34g4g.jpg

Gjithçka nisi në vigjilje të Krishtlindjes. Ushtarët gjermanë kishin zbukuruar llogoret dhe kishin ndezur qirinj. Ata nisën të këndonin këngët e krishtlindjeve, por britanikët iu përgjigjën duke kënduar vargjet e tyre.

Arëmpushimi i Krishtlindjes mbetet një nga armëpushimet e fundit jozyrtare gjatë një lufte. Dhe një dëshmi se dita e Krishtlindjes mund të sjellë paqe edhe në zemrat e atyre që janë nisur të vrasin njëri-tjetrin.

dgrweg4gh4h.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamje të rënda: Autobusi futet mes turmës së njerëzve, të paktën 5 të vdekur (Video)
Krishtlindjet në Angli, dy princeshat për herë të parë në publik së bashku (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.012127161026001
array(1) { ["section"]=> string(103) "armepushimi-i-krishtlindjes-si-i-hodhen-pushket-armiqte-dhe-festuan-se-bashku-ne-25-dhjetor-1914-104322" }