Armëpushimi në kufirin verior të Sirisë, Trump urdhëron heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë

Publikuar tek: bota, më 19:13 23-10-2019 Armëpushimi në kufirin verior të Sirisë, Trump urdhëron heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë Presidenti i SHBA Donald Trump

Presidenti I SHBA-ve Donald Trump ka vendosur të heq sanksionet ndaj Turqisë, pas vendosjes së tyre një javë më parë, kur forcat turke sulmuan kurdët.

Vendimi I Trump vjen pas dakordësisë së arritur mes Rusisë dhe Turqisë për të zgjatur armëpushimin dhe kontrollin e kufirit sirian me trupa ushtarake, shkruan BBC. Në fillim të këtij muaji, Turqia filloi një ofensivë të ashpër ndaj kurdëve në kufirin me Sirinë pasi I konsideron ata terroristë dhe do të krijojë atje një “zonë të sigurtë” prej 30 km.

"Lëreni që dikush tjetër të luftojë mbi këtë tokë të gjakosur", u shpreh Trump nga Shtepia e Bardhë, ndërsa shtoi "Sanksionet do të hiqen nëse nuk ndodh diçka për të cilën ne nuk jemi të kënaqur.”

Më tej, presidenti I SHBA-ve tha se Turqia e kishte siguruar se do të pushonte së luftuari në rajon dhe do ta bënte një armëpushim të përhershëm, raporton newsbomb.al.

Sanksionet e SHBA u vendosën në 14 tetor, si përgjigje ndaj ofensivës së Turqisë kundër forcave kurde, pas tërheqjes së trupave amerikane nga rajoni. Tërheqja e trupave amerikane u kritikua pothuajse nga të gjitha shtetet pasi kurdët mbetën “zbuluar” ndaj bombardimeve turke, për të ndërtuar të ashtuquajturën “zona e sigurtë” ku do të riatdhesohen 3 milionë sirianë, raporton newsbomb.al.

Gjithashtu, kurdët ishin aleatët kryesorë të SHBA-ve në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik (IS) në rajon dhe pothuajse e asgjësuan atë. Ndërsa pas tërheqjes, është rritur ndjeshëm rreziku për lirimin e terroristëve të Shtetit Islamik që janë burgosur në atë zonë. Për të shmangur një riaktivizim të mundshëm të tyre, kreu I Shtëpisë së Bardhë i kërkoi Turqisë të angazhohej për të siguruar militantët e IS, si dhe të sigurohej që grupi xhihadist nuk do të rimarrë asnjë territor sirian.

Në konferëncën e sotmë, presidenti Donald Trump ka shtuar se në rajon do të qëndrojë një numër I vogël trupash amerikanë për të mbrojtur instalimet e naftës, raporton newsbomb.al.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013276100158691
array(1) { ["section"]=> string(95) "armepushimi-ne-kufirin-verior-te-sirise-trump-urdheron-heqjen-e-sanksioneve-ndaj-turqise-183220" }