Armëpushimi Turqi-SHBA, MACRON kërkon t’i japë fund ISIS-it: Ata mund të shkojnë në Irak, lufta e koalicionit do të vazhdojë

Publikuar tek: bota, më 14:37 18-10-2019 Armëpushimi Turqi-SHBA, MACRON kërkon t’i japë fund ISIS-it: Ata mund të shkojnë në Irak, lufta e koalicionit do të vazhdojë Presidenti i Francës Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron premtoi se lufta kundër ISIS-it do të vazhdojë pas marrëveshjes së armëpushimit e cila u arrit mbrëmë midis presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe zv/presidentit amerikan Mike Pence për t’i dhënë fund ofensivës ushtarake turke ndaj milicisë kurde në Siri.

Në konferencën për mediat, ai shtoi se Turqia duhet të bashkëpunojë me vendet e Perëndimit në kuadër të luftës së mposhtje totale të Shtetit Islamik. Sipas Macron, ISIS-i mund të riforcohet sërish në Irak.

‘’Ushtria e ISIS-it vazhdon të ekzistojë. Koalicioni ndërkombëtar do të vazhdojë t’i luftojë ata. Disa prej tyre mund të shkojnë dhe në Irak, disa kanë bërë dhe krime. Ata do të gjykohen në Irak. Duhet t’i referohemi dhe Turqisë. U takon si çështje dhe atyre dhe ne për ta diskutuar. Turqia është aleati jonë. E kuptoj luftën e Turqisë ndaj terrorizmit të PKK-së, por jo të gjithë kurdët në Siri janë terroristë. Ata na kanë ndihmuar në luftën ndaj ISIS-it. Ajo çfarë ndodhi në Siri ishte një gabim i Perëndimit. Prandaj duhet të ulemi e të diskutojmë’’, përfundoi për çështjen e luftës ndaj ISIS-it presidenti Macron.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01583194732666
array(1) { ["section"]=> string(128) "armepushimi-turqi-shba-macron-kerkon-t-i-jape-fund-isis-it-ata-mund-te-shkojne-ne-irak-lufta-e-koalicionit-do-te-vazhdoje-182596" }