Armët bërthamore në zotërim të Iranit, Sekretari amerikan Pompeo takon Merkel

Publikuar tek: bota, më 23:01 31-05-2019 Armët bërthamore në zotërim të Iranit, Sekretari amerikan Pompeo takon Merkel

Në vizitën e tij të parë në Gjermani, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u takua sot me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Zonja Merkel kishte thënë para takimit se një ndër temat për diskutim 'pa dyshim është Irani. Si do të garantojmë se Irani nuk do të zotërojë armë bërthamore?'

Më parë, në një konferencë për shtyp me homologun gjerman, Heiko Mass, zoti Pompeo foli për INSTEX, sistemi që po krijojnë evropianët për të mbrojtur kompanitë e tyre nga sanksionet amerikane nëse angazhohen në transaksione me Iranin. Shefi i diplomacisë amerikane tha se Uashingtoni nuk do të krijojë pengesa për INSTEX-in, për sa kohë që aktiviteti i kompanive evropiane me Iranin përqëndrohet tek ndihmat humanitare dhe shkëmbimi i produkteve të tjera të lejuara.

Sistemi INSTEX ende nuk është në funksionim, por evropianët shpresojnë që ta fusin në funksionim këtë verë.

Vizita në Gjermani është ndalesa e parë e Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo gjatë turneut 5 ditor në Evropë. Pas Gjermanisë Sekretari Pompeo shkon në Zvicër, Holandë dhe Londër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02423095703125
array(1) { ["section"]=> string(83) "armet-berthamore-ne-zoterim-te-iranit-sekretari-amerikan-pompeo-takon-merkel-166477" }