Armina e Shkëlzeni në qendrën e re të autizmit, çelur nga Liri Berisha

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:23 02-04-2015 Armina e Shkëlzeni në qendrën e re të autizmit, çelur nga Liri Berisha Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha në inagurimin e qendrës së autizmit

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë marrë pjesë në çeljen e një qendre të re që trajton autizmin.

Kjo nismë është ndërmarrë nga zonja Liri Berisha e cila gjithmonë ka shprehur ndjeshmërinë e saj ndaj fëmijëve në nevojë duke qenë gjithnjë e gatshme të ndihmojë në formën e saj. Mesa duket zonja Berisha do që ta përcjellë këtë ndjesi pozitive edhe te çifti i ri Mevlani-Berisha të cilët sot janë bërë pjesë e ceremonisë duke mbështetur të prekurit nga autizmi.

Armina Mevlani ka postuar në instagram edhe këtë foto nëpërmjet së cilës informon ndjekësit për krijimin e qendrës së re të autizmit dhe shprehet krenare. E pra Armina është krenare për këtë nismë të mamasë së Shkëlzenit, Liri Berishës. Në fakt, të gjithë duhet të jemi kur bëhet fjalë për të tilla nisma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055492877960205
array(1) { ["section"]=> string(74) "armina-e-shkelzeni-ne-qendren-e-re-te-autizmit-celur-nga-liri-berisha-7642" }