“Armina foli vjehrrit se ka degraduar”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:38 14-07-2016 “Armina foli vjehrrit se ka degraduar”

Gazetari Bledi Mane ka zgjedhur kësaj here si personazh të shkrimeve të tij provokuese, Armina Mevlanin, të fejuarën e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mane ironizon me luksin dhe mënyrën e jetësës së bukuroshes shqiptare, ndërsa kërkon prej saj që të mbajë në kontroll vjehrrin e saj, Sali Berishën, të paktën sa të kalojë reforma në drejtësi.


Nga Bledi Mane

Armina foli vjehrrit!

Armina, Armina zbrit nga jahti ku të kanë hipur dhe eja pak këtu. Jam gazetar dhe desha të flasim pak bashkë.

Jo,jo mos u zhvish. Vishu, vishu dhe eja flasim bashkë. Nuk kam ardhur të të bej shkrim apo foto për shalët, buzët, cicat, barkun,Zenin...

Armina ke dëgjuar ndonjëherë për Margaret Thatcher? Angleze por angleze që ka bërë histori.

Armina, mos u ngut. Thatcheri nuk kishte as buzë dhe cica të fryra me silikon. Ishte goxha femër që seksualisht nuk joshte njeri por politikisht të këpuste. E para kryeministre britanike femër që nuk shkër**ehej me lekë por shker**ente burra kurva që merrnin popujt më qafë që nga Bashkimi Sovjetik e deri në Argjentinë. E epitetuan "zonja e hekurt" jo se lidhte meshkujt me pranga ne krevat por ia hoqi jo tangat por prangat rroberise bolshevike dhe çeli udhët e lirisë në shumë vende bashkë me Miteranin, Gorbaçovin dhe Reganin. Këta të tre nuk ishin kollovarë ordinerë si Zeni yt por kollovarë lirie dhe ekonomie tregu.

Armina, mbylle gojën e më dëgjo. Arsyeja pse po të takoj është e thejshtë e pa kosto, po të kërkoj një nder. Më dëgjo me kujdes. Ajo zonja e rrallë Margaret Thatcher kur mbushi moshën e vjehrrit tënd të sforcuar Sali Berisha, për shkak të viteve, lodhjes, presioneve, ngarkesave u sëmur mëndërisht. Dalldisi e shkreta jo për faj të vet por për faj të shumë arsyeve të koklavituara se bashku. Doli jashtë kontrollit por familjarët e saj, dy fëmijët, krushqia, miqësia u treguan fisnike. E mbanin nën kontroll e nuk lejonin të shfaqej duke prezantuar një tjetër zonje. I kryenin shërbimet, nevojat higjenike e personale por kurrësesi nuk toleruan që publiku dhe media të talleshin me gruan që shkroi histori.

Që vjehrri yt Sali Berisha ka pjerdhur kjo nuk do shumë mend. Që ka degraduar, nuk do inteligjencë ta kuptosh por ti si hyrja më e re në atë familje bëj diçka. Mbajeni mbyllur, shërbeini, hiqjani laptopin dhe celularin nga dora e mos e lini të shkojë as në parlament e as të shfaqet para kamerave. Ka dalldisur e po i bën karshillëk prej luftëtari me armën zbrazur edhe Ëashingtonit edhe Brukselit. Dhe më e keqja është se po tremb Lulin, dhendrin e Kafazes e po pengon reformën ne drejtësi. Po na merr më qafë përkohësisht si racë, si komb, si parlamentarizëm e si opozitarizëm. Ndaj Armina lëre plazhin këto dy muaj dhe ngujohu si murgeshë e virgjër në shtëpinë e vjehrrit. Rri aty 24 orë me atë derisa të kalojë reforma e pastaj shpërthe siç e ke zakon ti dhe Zeni. Eh ku shpërthen dot Zeni mavria se qysh kur shpërtheu Gërdeci nuk ka shqis' e penis ti punojë Zenit të shkretë.

Tregohu fisnike Armina! Rri me doktorin non stop dhe hallakate. E di që do rrezikosh se është pak e vështirë. Fundja do të të fusë duart se familja Berisha është e famshme për inçeste por toleroje. Toleroje, fshija tabletat e viagrës dhe kënaqet vetëm me prekje. Por mos harro se po izolove Sali Berishën, kalon reforma e drejtësisë dhe të garantoj që pas kësaj nuk ka bir kurve të dënojë Argitën dhe Zenin. Megjithëse ti Armina këtë gjë kërkon. Të kalojë reforma, të burgoset familja Berisha e të bësh dever me paratë e tyre. Por kujdes se do kesh Jamarbër Malltezin, dhëndrin nëpër këmbë. Dhe po qe se tregohesh kaq renegate të rreh ai. Të gjuan me hamburger dhe ikën me vrap. Kujdes se është i frikshëm!!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02496600151062
array(1) { ["section"]=> string(42) "armina-foli-vjehrrit-se-ka-degraduar-46614" }