Armina Mevlani: ‘’Kam ndihmuar prindërit e Shkëlzenit të gatuajnë’’. Tregon dhe sekretin që e mban të lidhur me Shkëlzenin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:32 30-04-2016 Armina Mevlani: ‘’Kam ndihmuar prindërit e Shkëlzenit të gatuajnë’’. Tregon dhe sekretin që e mban të lidhur me Shkëlzenin

Armina Mevlani ka treguar se si e ka bërë për vete familjen e ish kryeministrit Berisha ku tregon se i ka ndihmuar prindërit e Shkëlzenit të gatuajnë.

Gjithashtu ka treguar për ‘Panoramën’ edhe sekretin që e mban të lidhur me Shkëlzenin.

Partneri yt, Shkëlzen Berisha, është pranë seteve fotografike, dhe për çfarë të këshillon në raste të tilla?

Ka pasur raste kur ka qenë edhe Zeni pjesë e tyre, por shumicën e rastit jam e shoqëruar nga kolegë apo mikesha, që mund të jenë pjesë e kësaj fushe. Zeni më këshillon se çfarë i pëlqen apo nuk i pëlqen në sete të ndryshme fotografike, kur ulemi dhe i shohim fotot para se të përzgjidhen për publikim. Por jo në të gjitha rastet

Fotot pranë familjes së Shkëlzenit patën bujë në media. Si ndodhi që u bashkuat në një tryezë të ngushtë, dhe a takoheni më shpesh tani?

 Unë e kam pohuar edhe më parë që takohemi shumë shpesh, në fundjava apo evente familjare sigurisht.

Ke qenë në shtëpinë e tyre për të gatuar ndonjëherë për prindërit e Shkëlzenit, pasi je shprehur se të pëlqen kuzhina?

Unë jam shprehur thjesht që di të bëj tre apo katër pjata dhe ato di t’i bëj mirë. Nuk është pasioni im gatimi, thjesht kur kam miq të ftuar, më pëlqen t’i respektoj duke bërë diçka të vogël si supë, mish apo makarona. Për prindërit e Shkëlzenit ka ndodhur që kam qenë dhe kam asistuar për t’i ndihmuar, por kaq. Mendoj se ata ushqehen shëndetshëm dhe kjo është diçka shumë e mirë dhe që na bashkon.

Po Shkëlzeni ka qenë i pranishëm në ndonjë darkë të familjes tënde?

 Zeni është pjesë e jetës sime, ashtu sikurse është edhe familja ime, ndaj ato nuk mund të qëndrojnë të ndara. Sigurisht që Zeni ka qenë pjese e drekave apo darkave të mia familjare.

Keni një sekret të bashkëjetesës suaj të lumtur?

Sekreti është mirëkuptimi dhe respekti që shkëmbejmë në çift.

Keni bërë ndonjë plan më konkret në çift, dhe çfarë hapi tjetër të rëndësishëm planifikoni të hidhni?

 Ne sigurisht kemi diskutuar për hapa të tjerë, por për momentin asgjë konkrete që mund ta ndaj me mediat. Po vazhdojmë të jetojmë së bashku dhe të ndajmë momente të bukura. Mundohemi gjithashtu që jetën private ta mbajmë private shumicën e rasteve.

Cila është e mira dhe e keqja e të qenit çift për një vajzë në karrierë si ty, me një jetë në lëvizje e plot udhëtime?

Ne dimë t’i ndajmë gjërat, kur duhet punuar e kur duhet bërë qejf, apo cili udhëtim është për punë, apo qejf. Kjo jetë intensive na bën të vlerë­ sojmë shumë njëri­tjetrin, dhe t’i gëzojmë momentet kur jemi bashkë. Zeni më mirëkupton dhe mundohet të më shoqërojë, ashtu sikurse unë bëj me të. Unë jam gjithmonë në lëvizje, pasi jam tepër kërkuese në punën time dhe ajo që vlerësoj është që Shkëlzeni më mirëkupton në këtë gjë. Por më duhet të pranoj që pavarësisht jetës së mbushur me punë, ne gjejmë gjithmonë kohë për njëri­tjetrin.

Bëheni xhelozë në raste njohjesh të reja dhe deri ku shkon kontrolli që i bëni njëri­tjetrit?

Xhelozia është pjesë e dashurisë dhe lidhjes, por te ne më shumë ka mbizotëruar besimi, sesa xhelozia. Deri sot nuk kemi pasur të tilla probleme dhe shpresoj që në të ardhmen të vazhdojmë kështu. Tashmë kemi vite së bashku dhe lidhja ka ardhur duke u forcuar.

Ndërkaq, sapo je kthyer nga disa ditë pushime të papara në Malibu, ku bënë përshtypje rrobabanjot e bashkuara që kishe veshur. Pse ky stil ku shfaqesh më shumë e mbuluar?

 Në fakt unë isha në Los Angeles, dhe në Malibu shkova vetëm një ditë, pasi ishte vetëm 30 minuta larg. Më kanë pëlqyer shumë plazhet, por edhe qyteti. Rrobabanjot i përzgjodha trup, pasi tashmë po kthehet moda e viteve ’90 dhe këto lloj rrobabanjosh i përkasin asaj mode. Mendova që Malibuja ishte vendi perfekt për t’i veshur.

 Je komentuar si vajza e njohur në format më të mira fizike aktualisht. Çfarë mund të na zbulosh rreth regjimit ushqimor të alternuar me ushtrime në palestër?

Shumë faleminderit për konstatimin! Prej dy vitesh, tashmë në mënyrë intensive, i jam dedikuar trupit tim, pasi pas të 20­tave kuptova që është gjëja më e rëndësishme që kemi. Për këtë arsye ushqehem shëndetshëm, por nuk mbaj dietë asnjëherë. Ushtrohem rregullisht në palestër me mamin tim, dhe ndjek kurse joge. Ushtrohem katër herë në javë dhe gjatë kohës që jam në udhëtim mundohem që ta ndjek sërish, qoftë edhe sikur dy herë gjatë kohës që jam atje, me ndonjë palestër që më del afër.

Televizioni është puna që të dha famën e dëshiruar, ke marrë ndonjë ofertë të re që mund të të rikthejë në ekran?

Sigurisht kam pasur disa oferta, të cilat po i mendoj dhe po i peshoj, pasi kam edhe ngarkesën e dyqanit dhe blog­ut. Por nëse do ketë diçka në televizion, do të jetë vetëm për një përzgjedhje shumë të veçantë dhe të menduar mirë nga ana ime.

13081688_10209074357965634_1992556875_n.jpg

13082072_10209074346045336_1256622902_n.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022885084152222
array(1) { ["section"]=> string(122) "armina-mevlani-kam-ndihmuar-prinderit-e-shkelzenit-te-gatuajne-tregon-dhe-sekretin-qe-e-mban-te-lidhur-me-shkelzenin-39114" }