Arratisen mbi 250 të burgosur, çfarë ndodhi

Publikuar tek: bota, më 10:52 21-08-2019 Arratisen mbi 250 të burgosur, çfarë ndodhi

Autoritetet indoneziane janë vënë në kërkim të më shumë se 250 të burgosurve, të cilët u arratisën nga një burg në provincën Papua.

Arratisja masive nga burgu ndodhi të hënën, kur disa protestues dolën në rrugë në disa qytete duke bllokuar rrugët dhe duke u vënë flakën ndërtesave, përfshirë burgun.

Trazirat u shkaktuan nga ndalimi i studentëve Papuanë në qytetin Surabaya për akuzat që ata nuk kishin respektuar flamurin indonezian, shkruan BBC, transmeton Newsbomb.al.

Policia ka dërguar përforcime në këtë rajon për shkak të paralajmërimit të protestave të reja.

Mijëra qytetarët morën rrugët e qyteteve duke përfshirë Sorong, Manokëari dhe Jayapura të hënën.

Burgu, në Sorong, u përfshi në flakë dhe u hodhën gurë te të burgosurit, tha zëdhënësja e ministrisë së drejtësisë, Marlien Lande.

“258 të burgosur kanë ikur dhe vetëm pesë prej tyre janë kthyer këtë mëngjes”, tha ajo, duke shtuar se disa roje dhe punëtorë të tjerë janë lënduar pasi u përpoqën t’i ndalonin të burgosurit.

Papua dikur ishte koloni e Holandës. Rajoni shpalli pavarësinë në vitin 1961, por më vonë u mor nën kontroll nga Indonezia.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02153205871582
array(1) { ["section"]=> string(49) "arratisen-mbi-250-te-burgosur-cfare-ndodhi-175923" }