Arratiset ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, policia në kërkim të 43 vjeçarit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:49 01-09-2015 Arratiset ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, policia në kërkim të 43 vjeçarit Dritan Zagani

Dritan Zagani, ish-shef i Narkotikës dhe Trafiqeve në Policinë e Fierit, mendohet të jetë arratisuar nga Shqipëria, në një kohë kur ndaj tij vijon një proces gjyqësor. Zagani është arrestuar në vitin 2014 me akuzën e përfshirjes në trafikun e hashashit nga Lazarati drejt Italisë.

Ish-zyrtarit të lartë i ishte dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa gjatë seancës së sotme në sallën e gjyqit është konstatuar mungesa e tij. Sipas mediave, policia është vënë tashmë në ndjekje të 43 vjeçarit, i cili dyshohet të jetë arratisur jashtë vendit.

Zagani u arrestua në vitin 2014 pas finalizimit me sukses të operacionit “Merry Christmas 2”, ku në prangat e policisë ranë edhe 6 persona të tjerë.

Më pas Gjykata e Krimeve të Rënda e ndryshoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Zaganin në “arrest shtëpie”. Ai po gjykohej për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”, pasi ka dekonspiruar hetimet e prokurorisë dhe ka dhënë informacione sekrete pa autorizimin e eprorëve të tij, tek një oficer i Guardia di Financias. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndalohet Shefi i Antidrogës, përplasi 17 vjeçarin në autostradën Tiranë-Durrës
Gruaja që po mbytej thërriti: “Jezus më ndihmo”, shqiptari e nxjerr nga uji dhe i shpëton jetën »
Article Logic
Execution time: 0.041155815124512
array(1) { ["section"]=> string(93) "arratiset-ish-shefi-i-antidroges-ne-fier-dritan-zagani-policia-ne-kerkim-te-43-vjecarit-19715" }