Arratisja e vajzës dhe gruas së tij, sundimtari i Dubait Mohammed bin Rashidi dëshmon në Gjykatën e Lartë  

Publikuar tek: bota, më 19:32 05-07-2019 Arratisja e vajzës dhe gruas së tij, sundimtari i Dubait Mohammed bin Rashidi dëshmon në Gjykatën e Lartë   Sheiku i Dubait Mohammed Bin Rashid al-Maktoumi dhe një nga gratë e tij Princesha Haya bint al-Husseini

Sheiku miliarder, sundimtari i Dubait, Mohammed bin Rashid al-Maktoumi do të jetë në një betejë gjyqësore me një nga gratë e tij, princeshën Haya Bint al-Hussein pas arratisjes së saj në Londër me dy fëmijët e tyre duke pretenduar se kishte frikë për sigurinë e saj.

Bëhet me dije se Princesha Haya Bint al-Husseini u largua nga Dubai pasi zbuloi kthimin misterioz të një prej vajzave të sheikut Al-Maktoumi, Latifës e cila është një nga 23 fëmijët e Shejh Mohamedit me gratë e tij të ndryshme, transmeton newsbomb.al.

Princesha Sheikha Latifa u largua nga Emiratet e Bashkuara Arabe me anije në shkurt të vitit 2018. Atëhere ajo postoi edhe një video e cila u bë virale duke pohuar se në Abu Dhabi dhe në Dubai ishte mbajtur e izoluar si një e burgosur virtuale në pallatin mbretëror.

Pas postimit të videos, princeshë Latifa u kap më vonë nga oficerë të Emirateve jashtë brigjeve të Indisë.

Që prej arratisjes së një prej grave të sheikut sundimtar të Dubait, Princeshës Haya Bint al-Husseini në Londër, rasti ka patur shqyrtim të vazhdueshëm në gjykatë, pasi është e treta e afërme e Sheikh Mohammedit që braktis Dubain në vitet e fundit, transmeton newsbomb.al.

Princeshë Haya mendohet që është strehuar në residencën e familjes mbretërore të Emirit të Dubait në Londër. Vila e familjes mbretërore e cila kushton 85 milionë dollarë ndodhet në Kensington Palace Gardens, transmeton newsbomb.al.

Gazeta britanike ‘The Telegraph’, ka bërë me dije se burime të afërta me familjen mbretërore  thonë se Princesha Haya do të kërkojë azil në Britani. 

Sheikha.jpg

Princesha Latifa bin Mohammed Al Maktou, vajza e sundimtarit të Dubait, duke postuar një video që thotë se po arratisej nga babai i saj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010742902755737
array(1) { ["section"]=> string(111) "arratisja-e-vajzes-dhe-gruas-se-tij-sundimtari-i-dubait-mohammed-bin-rashidi-deshmon-ne-gjykaten-e-larte-171263" }