Prokuroria e Korçës ka kërkuar 135 vite burg për të arratisurit nga burgu i Drenovës. Sipas Prokurorisë, në pretencën e dhënë sot, plani i arratisjes së 7 të dënuarëve ka qenë i mirëmenduar e i mirëorganizuar.
Për Admir Tafilin, Fran Marashin Marashin dhe Gëzim Gurin prokuroria kërkoi nga 20 vite burg, ndërsa per bashkëpunëtorët nga 11 vjet deri në 18 vjet burg. “Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri, Gëzim Toma, Reiz Haxhiaj dhe Eduard Lila kanë vepruar si grup kriminal”, kështu ka thënë Prokuroria për 7 të arratisurit nga burgu.
Arratisja nga burgu i Sigurisë së Larë i Drenoves i të burgosurve ndodhi më 23 nëntor të vitit 2013.